E Enjte, 04.18.2024, 11:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
INCIDENT NGA SOCIALISTËT NË TAKIMIN E OPOZITËS NË KOLONJË

E Enjte, 05.07.2015, 06:53pm (GMT+1)

Kryetari i PD, Lulëzim Basha, në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie. Një person qëllon me karrike. Opozita akuzon shumicën. Meta dënon ngjarjen

Në Shqipëri një incident u shënua mbrëmë në Kolonjë gjatë një aktiviteti elektoral të opozitës, ku kryetari i saj Lulzim Basha gjendej për të prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e 21 qershorit. Një 27 vjecar, Suel Lico, ka qëlluar me karrige në drejtim të vendit ku gjendje zoti Basha. Karrigja ka goditur një qytetar që ndodhej aty pranë, Fuat Ndini, 65 vjec, i cili u dërgua në spital, për shkak të dëmtimeve. Lico u arrestua më pas nga policia.

Partia demokratike akuzoi për ngjarjen shumicën në pushtet. Sipas saj Lico "është një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin. Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor" thuhet në një deklaratë të partisë demokratike.

Ky është incidenti i dytë i regjistruar deri më tani. Javën e shkuar dy të rinj me flamuj të partisë socialiste ndërhynë gjatë një aktiviteti të kandidates demokrate në Durrës Grida Duma, duke provokuar edhe përplasje fizike me mbështetësit e opozitës.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta me anë të një deklarate u shpreh se e dënonte ngjarjen duke i bërë "thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate elektorale qytetare. Kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme", shprehet zoti Meta. za


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TENSIONET PARAZGJEDHORE, DEBATE NË KUVEND, FAJËSOHET QEVERIA (05.07.2015)
GJERMANIA PARASHIKON DYNDJE TJETËR AZILANTËSH NGA SHQIPËRIA (05.07.2015)
GJILAN - PROMOVOHET LIBRI 'PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA' (05.07.2015)
PËRSHKALLËZIM I MËTEJSHËM I SITUATËS SË SIGURISË NË MAQEDONI (05.07.2015)
PRESIDENTI ERDOGAN NESËR MES NESH NËPËRMJET VIDEOLIDHJES (05.07.2015)
BILANCI DHE MËSIMET NGA PËRPLASJA E POLICISË DHE PROTESTUESVE NË SHKUP (05.07.2015)
KORRUPSIONI IA ZBEH SHPRESAT KOSOVËS PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE (05.07.2015)
MBRËMË PROTESTË PAQESORE PARA PARLAMENTIT MAQEDONAS (05.07.2015)
KRAHAS SHKUPIT PROTESTAT ZGJEROHEN EDHE NË MANASTIR E PRILEP (05.06.2015)
BE SHQETËSOHET NGA PROTESTAT E DHUNSHME NË SHKUP (05.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]