E Martë, 11.12.2019, 06:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MAQEDONI - OPOZITA PUBLIKON REGJISTRIME TË TJERA

E Enjte, 05.07.2015, 07:01pm (GMT+1)

Opozita maqedonase publikoi të enjten, biseda të përgjuara telefonike, ku thotë se dëgjohet Ministrja e Rendit, Gordana Jankullovska duke folur me bashkëpunëtorë të saj dhe me zyrtarë qeveritarë mbi vdekjen e një gazetari të njohur, para dy vjetësh, një rast që vazhdon të shikohet me mosbesim nga një pjesë e opinionit publik, për shkak të rrethanave të pasqaruara të aksidentit ku humbi jetën Nikolla Mlladenov.

Personat në audio-regjistrime dëgjohen, mes tjerash, duke u tallur me rastin dhe me gazetarët e tjerë të cilët shfaqnin interesim për këtë.

Ajo që duket më misterioze në këtë rast është çështja e telefonit celular të gazetarit; autoritetet në fillim patën njoftuar se me anë të lokalizimit të telefonit ishte gjetur trupi i gazetarit Mlladenov, por asnjëherë nuk e përmendën më telefonin që të dihej me kë, eventualisht, kishte komunikuar ai.

Nikolla Mlladenov njihej për qëndrimet e tij kritike, jo vetëm ndaj pushtetit aktual, ndërsa shquhej edhe si veprimtar për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të opozitës, Zoran Zaev tha në një konferencë shtypi se dëshmitë tregojnë që procedura është zhvilluar qëllimisht, ose rastësisht, në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme. Ai tha se me ndërrimin e pushtetit do të rihapet çështja “Mlladenov” në një proces të drejtë dhe transparent gjyqësor.

Nikolla Mlladenov kthehej me makinë nga qyteti i Velesit për në Shkup. Trupi i tij u gjet të nesërmen, pas aksidentit, vetëm pasi bashkëshortja e tij kishte njoftuar policinë. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INCIDENT NGA SOCIALISTËT NË TAKIMIN E OPOZITËS NË KOLONJË (05.07.2015)
TENSIONET PARAZGJEDHORE, DEBATE NË KUVEND, FAJËSOHET QEVERIA (05.07.2015)
GJERMANIA PARASHIKON DYNDJE TJETËR AZILANTËSH NGA SHQIPËRIA (05.07.2015)
GJILAN - PROMOVOHET LIBRI 'PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA' (05.07.2015)
PËRSHKALLËZIM I MËTEJSHËM I SITUATËS SË SIGURISË NË MAQEDONI (05.07.2015)
PRESIDENTI ERDOGAN NESËR MES NESH NËPËRMJET VIDEOLIDHJES (05.07.2015)
BILANCI DHE MËSIMET NGA PËRPLASJA E POLICISË DHE PROTESTUESVE NË SHKUP (05.07.2015)
KORRUPSIONI IA ZBEH SHPRESAT KOSOVËS PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE (05.07.2015)
MBRËMË PROTESTË PAQESORE PARA PARLAMENTIT MAQEDONAS (05.07.2015)
KRAHAS SHKUPIT PROTESTAT ZGJEROHEN EDHE NË MANASTIR E PRILEP (05.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]