VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUVENDI I KOSOVËS SOT MIRATON REKOMANDIMET E REJA PËR UKSHIN HOTIN

E Premte, 05.08.2015, 06:59am (GMT1)



Deputetët e Kuvendit pritet që sot t'i votojnë rekomandimet e dala nga debati lidhur me fatin e veprimtarit Ukshin Hoti, pasi u kërkua që këto rekomandime të harmonizohet me rekomandimet e vitit 2012.

Ndërkohë dje deputetët thanë se tashmë dihet ku ndodhet Hoti, por po mungon vullneti që të paktën të kthehen eshtrat e tij dhe ta ketë një varr në vendin e tij.

Deputetja e PDK-së Mexhide Mjeku-Topalli paraqiti rekomandimet e dala nga Peticioni i qytetarëve të Rahovecit, kërkoi nga deputetët që të bëjnë më shumë presion te ekzekutivi dhe organet tjera kompetente që ushtrojnë trysni më të madhe mbi Beogradin për të bërë të mundur zbardhjen e fatit të të pagjeturëve.

Rekomandimet e dala nga ky peticioni ishin që : Qeveria e Republikës së Kosovë në bisedimet Kosovë- Serbinë të kërkoj që brenda gjashtë muajve të përfshihet në agjendën e bisedimeve zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe në raportin për rezultate dhe sfidat në këtë proces të njoftohet kuvendi i Kosovës.

Rekomandimi i dytë qeveria e Kosovës të siguroj fonde për funksionalizmin e mekanizmave përkatës profesional, teknik, për punën më efektive për identifikimin e mbetjeve mortore dhe për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.. kp
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.