VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAZHDON GJYKIMI KUNDËR OLIVER IVANOVIQIT

E Premte, 05.08.2015, 10:27am (GMT1)


Edhe sot vazhdon gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër të akuzuarve të tjerë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, ku pritet të të rrëfehen dëshmitarët tjerë për ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në atë pjesë të qytetit.

Ndërkohë, dje ka dhënë dëshminë e saj, Besa Sokoli, e cila ka thënë se natën kritike bashkë me të gjithë anëtarët e familjes ka qenë në banesën e saj në veri.

Sipas saj, natën e 3 shkurtit pas orës 19:00 kishte dëgjuar zhurma njerëzish, por edhe sirena të autoambulancave duke shkuar në spitalin e qytetit që ndodhej në veri.

Në lidhje me Oliver Ivanoviqin, ajo tha se e ka parë njëherë pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s në uniformë të policisë, dhe jo asnjëherë tjetër.kp

Edhe sot vazhdon gjykimi kundër Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve të tjerë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, ku pritet të të rrëfehen dëshmitarët tjerë për ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në atë pjesë të qytetit.

Ndërkohë, dje ka dhënë dëshminë e saj, Besa Sokoli, e cila ka thënë se natën kritike bashkë me të gjithë anëtarët e familjes ka qenë në banesën e saj në veri.

Sipas saj, natën e 3 shkurtit pas orës 19:00 kishte dëgjuar zhurma njerëzish, por edhe sirena të autoambulancave duke shkuar në spitalin e qytetit që ndodhej në veri.

Në lidhje me Oliver Ivanoviqin, ajo tha se e ka parë njëherë pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s në uniformë të policisë, dhe jo asnjëherë tjetër./Kosovapress/

- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/siguri/vazhdon-seanca-gjyqesore-ndaj-oliver-ivanoviqit-41897/#sthash.9P7TSqog.dpuf
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.