VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAZHDON AKSIONI POLICOR NË KUMANOVË - NUK JEPEN TË DHËNA ZYRTARE

E Shtunë, 05.09.2015, 09:58am (GMT1)

Vazhdon aksioni policor në Kumanovë. Nga të dhëna jo zyrtare ALSAT mëson se numri i të plagosurve është në rritje, 13. Ministria e Punëve të Brendshme, deri në këto momente nuk ofron asnjë informacion zyrtar për ngjarjen në Kumanovë.

Në pyetjet e televizionit ALSAT për informacione mbi atë që po ndodh realisht në Kumanovë, numrin e të plagosurve apo viktimave të mundshme, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thjesht u përgjigj se "Aksioni është në vijim e sipër. Në momentin më të parë që do të përfundojë, ne do të dalim me deklaratë zyrtare." Për momentin, ALSAT nuk mundi të arrinte për përgjigje as zëdhënësin e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës.

Ndërkaq, në spitalin shtetëror në Shkup, sapo ka mbërritur edhe ministri i shëndetësisë Todorv.

- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/vazhdon-aksioni-policore-ne-kumanove-mpb-ja-nuk-jep-detaje-42000/#sthash.q8x73OhE.dpuf
www.voal-online.ch

Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.