E Premte, 04.19.2024, 03:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUGINA E PRESHEVËS - SHQIPTARËT E MAQEDONISË TA RUAJNË QETËSINË

E Shtunë, 05.09.2015, 11:47am (GMT+1)



Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, që në këtë kohë të mbeten të unifikuar dhe neutralë e të mos rreshtohen nga asnjëra anë e dy taborëve maqedonasë.

Kjo lëvizje nëpërmjet një komunikate thotë se Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për politikat antishqiptare të qeverisë aktuale, por nuk duhet lejuar që të përdoren as nga opozita.

Ja komunikata e plotë:

Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës po i ndjek me interes dhe vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe është e brengosur me situatën e re të krijuar atje.

Shqiptarët e Maqedonisë sikur edhe ata të Luginës së Preshevës në vazhdimësi jetojnë në trojet e veta, historikisht dhe territorialisht kompakte e që padrejtësisht janë lënë jashtë kufijve administrative të Shqipërisë dhe Kosovës. Andaj bashkëndjejmë dhe solidarizohemi me ta në këtë situatë të pasigurisë, diskriminimit sistematik dhe defokusimit nga problemet e vërteta që kanë shqiptarët atje.

Iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, që në këtë kohë të mbeten të unifikuar dhe neutralë e të mos rreshtohen nga asnjëra anë e dy taborëve maqedonasë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për politikat antishqiptare të qeverisë aktuale, por nuk duhet lejuar që të përdoren as nga opozita. Fakti që ajo për qëllimet e veta dhe të interesit shtetëror maqedonas po demaskon politikat qeveritare, nuk do të thotë se atë po e bën për shqiptarët dhe se atyre do t'u krijohet një status i barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas, si të privilegjuar, në një shtet unitar atipik, siç është Maqedonia.

Apelojmë te shqiptarët në Maqedoni ta ruajnë qetësinë por të jenë vigjilentë. Ndërkaq lusim subjektet politike shqiptare të bëjnë përpjekje për përafrimin dhe unifikimin e qëndrimeve dhe krijimin e një plani unik të veprimit lidhur me situatën e krijuar në këtë vend.

Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës

Fatmir Arifi, kryetar
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLLOKOHET AUTOSTRADA NË KUMANOVË, PARALIZOHET QARKULLIMI MAQEDONI-SERBI (05.09.2015)
VAZHDON AKSIONI POLICOR NË KUMANOVË - NUK JEPEN TË DHËNA ZYRTARE (05.09.2015)
NË KOSOVË VAZHDOJNË FESTIMET PËR DITËN E EVROPËS (05.09.2015)
KUMANOVË - TË SHTËNA DHE SHPËRTHIME NË LAGJEN E TRIMAVE (05.09.2015)
PRESIDENTI NISHANI - POLITIKA TË PASTROHET MENJËHERË NGA TË INKRIMINUARIT (05.09.2015)
ILDK KALLËZON ISH DEPUTETIN SOCIALIST HARASANI (05.08.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SERBIA DO TA HEQË KOSOVËN NGA KUSHTETUTA E SAJ? (05.08.2015)
SHKUP - AVOKATI I POPULLIT MBRON TË DREJTËN E QYTETARËVE PËR PROTESTË (05.08.2015)
VUÇIÇ PARALAJMËRON NDRYSHIME KUSHTETUESE (05.08.2015)
Zhurnal - GRUPE TË ARMATOSURA LËVIZIN NË MALËSITË E KARADAKUT DHE KUMANOVËS (05.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]