VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANALISTËT - KUMANOVA U INSKENUA NGA GRUEVSKI, PËR TË QËNDRUAR NË PUSHTET

E Djelë, 05.10.2015, 06:32am (GMT1)


Vala e fundit e incidenteve të dhunës në Maqedoni duke e përfshirë eshte këtë në Kumanovë, ku janë shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja katastrofale, ka shkaktuar reagime të shumta nga analistë maqedonas dhe ndërkombëtarë.

Ekspertë të mirënjohur maqedonas dhe ndërkombëtare dyshojnë se incidentet e dhunës në Maqedoni mund të jenë përpjekje e qeverisë maqedonase për të devijuar vëmendjen nga kriza e brendshme politike duke synuar që ta shndërrojnë atë në krizë ndëretnike e cila implikon tërë rajonin.

Gazetarja e mirënjohur maqedonase, Tanja Milevska, e cila aktualisht punon si korrespondente e "Huffington Post" në Bruksel, është shprehur se "në thelb, qëllimi është për të shpallur një lloj gjendjeje emergjente me synim ndalimin e protestave të planifikuara. Së këndejmi, terrorizmi del të jetë një justifikim ideal".

Hulumtuesi dhe analisti i shquar britanik pranë universitetit prestigjioz "London School of Economics", James Ker-Lindsay, thotë se "pas zbardhjes së skandaleve të qeverisë nga ana e opozitës, opinioni reagoi ashpër dhe tani vendi përnjëherë përballet me tensione të reja etnike".

Maqedonasi Goran Peoski nënvizoi faktin që disa njerëz në Maqedoni druajnë se qeveria ka inskenuar akte "terroriste" dhe tani po i përgatitë anëtarët dhe përkrahësit e saj që t'i djegin pronat e shqiptarëve që situata të eskalojë.kp

Vala e fundit e incidenteve të dhunës në Maqedoni duke e përfshirë atë në Gushincë dhe të sotmen në Kumanovë, ku janë shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja katastrofale, ka shkaktuar reagime të shumta nga analistë maqedonas dhe ndërkombëtarë.

Ekspertë të mirënjohur maqedonas dhe ndërkombëtare dyshojnë se incidentet e dhunës në Maqedoni mund të jenë përpjekje e qeverisë maqedonase për të devijuar vëmendjen nga kriza e brendshme politike duke synuar që ta shndërrojnë atë në krizë ndëretnike e cila implikon tërë rajonin.

Gazetarja e mirënjohur maqedonase, Tanja Milevska, e cila aktualisht punon si korrespondente e "Huffington Post" në Bruksel, është shprehur se "në thelb, qëllimi është për të shpallur një lloj gjendjeje emergjente me synim ndalimin e protestave të planifikuara. Së këndejmi, terrorizmi del të jetë një justifikim ideal".

Hulumtuesi dhe analisti i shquar britanik pranë universitetit prestigjioz "London School of Economics", James Ker-Lindsay, thotë se "pas zbardhjes së skandaleve të qeverisë nga ana e opozitës, opinioni reagoi ashpër dhe tani vendi përnjëherë përballet me tensione të reja etnike".

Maqedonasi Goran Peoski nënvizoi faktin që disa njerëz në Maqedoni druajnë se qeveria ka inskenuar akte "terroriste" dhe tani po i përgatitë anëtarët dhe përkrahësit e saj që t'i djegin pronat e shqiptarëve që situata të eskalojë.

- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/analistet-maqedonas-dhe-nderkombetare-dyshojne-ne-inskenime-ne-maqedoni-42049/#sthash.j1xCyMjb.dpuf
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.