VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR - NDËRHYRJA USHATARAKE NDAJ CIVILËVE TË NDALOJË MENJËHERË

E Djelë, 05.10.2015, 07:47am (GMT1)


Familja Mbretërore Shqiptare po ndjek me shqetësim të madh situatën e fundit në Kumanovë.

Sipas një komunikate për media, Familja Mbretërore Shqiptare thotë se tensionet e përsëritura demonstrojnë dështimin e faktorit politik në Maqedoni, për të krijuar një ambient të sigurt dhe stabilitet.

"Diskriminimi i vazhdueshëm dhe racizmi janë në mospërputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe çojnë në tension të mëtejmë dhe trazira nëse mbeten të pazgjidhura", thuhet në këtë komunikatë.

Në fund, Familja Mbretërore Shqiptare thotë se ndërhyrja ushtarake ndaj civilëve duhet të ndalojë menjëherë.

"Lutjet tona shkojnë për ato familje të cilat janë lënduar nga ky aksion ushtarak", përfundon komunikata e Familjes Mbretërore Shqiptare e nënshkruar nga Princi Leka.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.