E Enjte, 03.28.2024, 11:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANA I KËRKON SHKUPIT TRANSPARENCË MBI ZHVILLIMET NË KUMANOVË - "hetim bazuar mbi fakte dhe prova të besueshme. Kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike”
E Djelë, 05.10.2015, 08:58pm (GMT+1)



Qeveria e Shqipërisë i bëri sot në mbrëmje thirrje autoriteteve maqedonase që të bëjnë transparencë të plotë dhe një hetim të thellë bazuar në fate e prova të besueshme për ngjarjet e dy ditëve të fundit në Kumanovë, ndërsa theksoi se kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike.

Qeveria shqiptare deklaron se ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim të madh zhvillimet tragjike të orëve të fundit në Kumanovë. "Duke shprehur keqardhjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqipërisë mbron bindjen se në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që kriza në Maqedoni të përshkallëzohet. Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në Kumanovë kanë cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas. Në këto kushte është më shumë rëndësi mbrojtja e jetës, pronës dhe lirive e të drejtave të çdo qytetari të Maqedonisë, pavarësisht, përkatësisë së tij etnike. Më shumë së asnjëherë, kjo vlen aktualisht për Kumanovën e banuar kryesisht nga shqiptare".


Tirana shpreh shqetësim për mungesën e informacioneve të plota mbi ngjarjen. "Reja e paqartësisë mbi të gjitha orët e rënda të Kumanovës, të cilat u përjetuan me ankth nga shqiptaret kudo ku jetojnë, duhet t'ia lerë vendin sa më parë, transparencës së plotë për këtë ngjarje", thekson deklarata ndërsa vë në dukje se "përveçse policëve të vrarë dhe të plagosur, ende nuk është thënë asgjë për jetët e qytetarëve të pa mbrojtur të Kumanovës, për arratinë e tyre, për pronën e tyre të bastisur, djegur dhe shkatërruar. Padyshim kjo paqartësi shqetësuese nuk ndihmon në kthimin e plotë të normalitetit. Por po ashtu kjo e bën edhe më imediate nevojën për kthjelltësi, qartësi dhe durim për t'i shkuar të vërtetës deri në fund".

Qeveria shqiptare nënvizon se autoritetet ligjzbatuese në Maqedoni duhet "të mundësojnë dhe kryejnë një hetim të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vet stabilitetit të Maqedonisë e rajonit. Vetëm transparenca e thellë dhe e plotë, nëpërmjet paraqitjes së fakteve e provave të besueshme për qytetarët, do të shërbente në rikthimin e besimit në institucione dhe do të shmangte përsëritjen e këtij precedenti aq të padëshirueshëm nga popullata civile të një ngjarjeje të tillë".

Qeveria shqiptare deklaron se "dënon çdo akt dhune, duke e konsideruar atë të papranueshëm për një shoqëri demokratike që aspiron integrimin euro-atlantik", duke shtuar gjithashtu se "do ta konsideronte jo vetëm kundër produktive po edhe të papranueshme për ambicien europiane të rajonit, çdo paragjykim mbi baza etnike të çdo personi apo grupi personash të armatosur".

Tirana "thekson me forcë po ashtu se do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë", ndërsa "bën thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe një zgjidhje të duhur të krizës në shërbim të qytetarëve dhe aq të domosdoshme në funksion të stabilitetit", përfundon deklarata e Qeverisë së Shqipërisë. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - PAQARTËSI RRETH NGJARJEVE NË KUMANOVË (05.10.2015)
ZHURNAL - MË SE 50 GRA, FËMIJË DHE PLEQ SHQIPTARË NGA KUMANOVA PO MERREN NË PYETJE NË POLICI (05.10.2015)
ALI LAJÇI - KOSOVA I KA INJORUAR HARTAT E VITIT 1974 (05.10.2015)
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR - NDËRHYRJA USHATARAKE NDAJ CIVILËVE TË NDALOJË MENJËHERË (05.10.2015)
ANALISTËT - KUMANOVA U INSKENUA NGA GRUEVSKI, PËR TË QËNDRUAR NË PUSHTET (05.10.2015)
VUÇIÇI - NEVE NUK DO TË NA I MERRNI KUFIJTË (05.10.2015)
KUMANOVË - PESË POLICË TË VRARË, 30 TË PLAGOSUR Autoritetet e Shkupit konfirmuan vrasjen e policëve dhe plagosjen e të tjerëve, por nuk dhanë asnjë hollësi për pasojat në radhët e qytetarëve apo grupit me të cilin u përleshën&a (05.10.2015)
KOSOVA ËSHTË E INTERESUAR QË NË MAQEDONI TË MOS KETË DHUNË (05.09.2015)
KUMANOVË - JANË DJEGUR DY SHKOLLA, PËRPLASJA VAZHDON (05.09.2015)
VETËVENDOSJE - QEVERIA E GRUEVSKIT PO I SULMON SHQIPTARËT SI MILOSHEVIQI NË KOSOVË (05.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]