E Enjte, 03.28.2024, 04:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DY HERË MË PAK INVESTIME TË HUAJA NË KOSOVË

E Hënë, 05.11.2015, 06:31am (GMT+1)



Investimet e huaja direkte në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, kanë shënuar rënie të mëdha. Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada, në një përgjigje dërguar nëpërmjet postës elektronike, tregon për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2014, bilanci i investimeve direkte në Kosovë, ka qenë 46 për qind më i ulët se në vitin 2013.

Ndërkaq, sa i përket të dhënave për këtë vit, Kada bën të ditur, se vlera e investimeve për muajin shkurt ka qenë 25.8 milionë euro.

Rënia e investimeve të huaja në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha tek ekspertët e çështjeve ekonomike.

Ata thonë se investimet e huaja janë të domosdoshme për ringjalljen ekonomike të Kosovë dhe fakti se këto po shënojnë rënie, sipas ekspertëve, kanë humbur shpresat për një zhvillim ekonomik më të madh.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e quan mjaft shqetësues faktin e rënies së investimeve të huaja.

"Investimet e huaja, pra tërheqja e kapitalit të jashtëm, është kusht i domosdoshëm për ringjallje të ekonomisë së Kosovës. Kjo tërheqje e kapitalit, varet nga mënyra si e qeverisim ne vendin tonë. Nëse kemi qeverisje të mirë, sundim të ligjit, nuk ka korrupsion, krim të organizuar, ka siguri për investitorët e jashtëm, atëherë këto pasuri që i kemi janë interesant për investitorët potencialë", shton Shatri.

Nga hulumtimet e shumta të bëra nga shoqatat ekonomike, është vlerësuar se barrierat në të bërit biznes, siç është niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, si dhe evazioni fiskal, kanë ndikuar që shumë investitorë të mos shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë dhe vlera e këtyre investimeve të bie.

Faji për të gjitha këto barriera në të bërit biznes, sipas Shatrit, bie mbi Qeverinë e Kosovës.

"Në mënyrën si e kemi qeverisur vendin që nga vitit 2008 e këndej, jo që nuk i kemi tërhequr investitorët e jashtëm, por ne i kemi dekurajuar ata. Nuk kemi krijuar infrastrukturë ekonomike, nuk kemi furnizim stabil me energji elektrike, ka nivel të lartë të korrupsionit, dhe shumë dukuri tjera negative si pasiguria e pronës dhe dukuritë tjera negative", shton ai.

Kosova ka një strategji për promovimin e investimeve të huaja, në të cilën janë caktuar edhe sektorë ku investitorët e huaj mund të investojnë.

Bujqësia, energjia, përpunimi i metaleve, riciklimi i mbeturinave si dhe teknologjia informative, janë ata sektorë që janë caktuar në këtë strategji.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË (05.11.2015)
BORXHI I KOSOVËS - MBI 1,73 MILIARDË EURO (05.11.2015)
TIRANA I KËRKON SHKUPIT TRANSPARENCË MBI ZHVILLIMET NË KUMANOVË - "hetim bazuar mbi fakte dhe prova të besueshme. Kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike” (05.10.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PAQARTËSI RRETH NGJARJEVE NË KUMANOVË (05.10.2015)
ZHURNAL - MË SE 50 GRA, FËMIJË DHE PLEQ SHQIPTARË NGA KUMANOVA PO MERREN NË PYETJE NË POLICI (05.10.2015)
ALI LAJÇI - KOSOVA I KA INJORUAR HARTAT E VITIT 1974 (05.10.2015)
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR - NDËRHYRJA USHATARAKE NDAJ CIVILËVE TË NDALOJË MENJËHERË (05.10.2015)
ANALISTËT - KUMANOVA U INSKENUA NGA GRUEVSKI, PËR TË QËNDRUAR NË PUSHTET (05.10.2015)
VUÇIÇI - NEVE NUK DO TË NA I MERRNI KUFIJTË (05.10.2015)
KUMANOVË - PESË POLICË TË VRARË, 30 TË PLAGOSUR Autoritetet e Shkupit konfirmuan vrasjen e policëve dhe plagosjen e të tjerëve, por nuk dhanë asnjë hollësi për pasojat në radhët e qytetarëve apo grupit me të cilin u përleshën&a (05.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]