VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MAJORI SERB - KUMANOVA DO TË BËHET SI VUKOVARI, SHKUPI SI HIROSHIMA!

E Hënë, 05.11.2015, 12:39pm (GMT1)

  
Shkup, 11 maj - Parashikimet e majorit serb Milan Tepiq e kaluan logjikën e njeriut.

Ai në një koment në sajtin e Telegraf.sr Kumanovën e përshkruan si një qytet tepër të bukur, por që do shndërrohet në Vukovari të dytë, kurse për Shkupin thotë se do t'i ngjajë Hiroshimës, ku do të ketë përleshje të madhe të armatosur, me të cilën gjoja SHBA-të do të kishin arsye për të bombarduar në Maqedoni.

Kjo është një uverturë e motit të keq që do të vjen nga veriu, duke aluduar në kufirin shtetëror Serbi-Maqedoni.

"Për fat të keq, një qytet i bukur por që së shpejti do të bëhet Vukovari i dytë. Ndërsa Shkupi do ti ngjajë Hiroshimës ku do të zhvillohen luftime të ashpra pasi këtë e kërkon Amerika, që të ketë më shumë arsye për të bombarduar pjesë të Maqedonisë. Kjo është ajo që do të vijon më pas dhe është një uverturë e motit të keq që vjen nga veriu", ka komentuar majori serb Tepiq.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.