VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEDIAT E SERBISË - NESËR FILLON LUFTA E VËRTETË NË MAQEDONI

E Hënë, 05.11.2015, 03:59pm (GMT1)


Gazetat kryesore të Beogradit sot në faqet e para të tyre janë marrë me atë që ndodhi në Kumanovë, duke mëtuar se kanë informacione që lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë më 12 maj (nesër) dhe se ajo po bëhet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazeta serbe 'Kurir', e cila njihet për afërsinë e saj me shërbimin sekret (BIA), në ballinën e saj shkruan se 'Lufta e vërtetë fillon më 12 maj'. Ajo i referohet burimeve të saj dhe në deklaratat publike të saj dhe në në deklaratat publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK se lufta e vëtetë e cila ka për qëllim krijimin e Shqipërisë së Madhe, fillon nesër.

Ndërsa gazeta tjetër 'Informer', gjithashtu e njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, shkruan se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovëkëtë po e bëjnë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit, i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore, transmeton lajmi.net.
Kjo gazetë duke iu referuar burimeve diplomatike shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal pjesëtarëve të UÇKsë për të filluar sulmet.

'Ky sulm ishte mesazh që kishte për qëllim t'i dërgohej kryeministrit maqedonas Gruevski dhe homologut të tij serb Vuçiç. Mos harroni se në ditën e sulmit në Maqedoni, në Moskë ushtria serbe marshoi në paradë ushtarake së bashku me rusët," citon kjo gazetë një prej ambasadorëve të Serbisë, të cilit nuk ia përmend emrin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.