VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT

E Hënë, 05.11.2015, 05:14pm (GMT1)


Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e menjëhershëm të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimit, për shkak të deklaratës fyese që bëri ai, ku krahasoi punën dhe deklaratën e Joseph DioGuardi me atë të plitikanëve serbë Gjuriq dhe Jeremiq.

Faton Bislimi, anëtar i bordit të drejtorëve të LQSHA-së, në një konferencë për media të mbajtur sot në Prishtinë, shtroi tri kërkesa të këtij lobi.

"Përfundimisht dua të theksoj se ne kemi tri çështje ose tri kërkesa që duam t'i ngremë sot. E para ka të bëjë me kërkesën tonë për dorëheqje të zotit Selimi ose për shkarkim të tij nga kryeministri Mustafa dhe ministri I Punëve të Jashtme, zotëri Thaçi. E dyta për shkak se fyerja e tij ka qenë aq e turpshme dhe e pavlerë, zotëri Selimi do të reflektojë në këtë, por nëse ai nuk reflekton, barra bie mbi kryeministrin e vendit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, që janë mbikëqyrës të tij të drejtpërdrejtë. Dhe e treta është që për të rikujtuar përherë për gjeneratat e reja, rolin historik të SHBA-ve vis-a-vi Kosovës, ne kërkojmë nga kryetari i kryeqytetit, pra kryetari I Prishtinës, zoti Shpend Ahmeti dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, që sheshi para Hotelit Grand, ku ka qenë edhe takimi i parë i delegacionit të SHBA-ve, të emërohet me emrin Joseph DioGuardi", tha Bislimi.

Joseph DioGuardi u zgjodh në Kongresin Amerikan dhe u rizgjodh përsëri në vitin 1986. Ai ishte President I Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ndihmoi shumë në marrëdhëniet sa më të mira mes SHBA-ve dhe Kosovës. kp
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.