E Enjte, 04.25.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PANDELI MAJKO - MAQEDONIA TA SQAROJË SITUATËN, HISTORINË E SAJ PO E SHKRUAJNË SHËRBIMET INTELIGJENTE

E Hënë, 05.11.2015, 05:28pm (GMT+1)



Pandeli Majko, aktualisht deputet i partisë Socialiste në Parlamentin shqiptar, ka reaguar sot për situatën në Maqedoni, duke kërkuar nga autoritetet në Shkup përgjigje të qarta për ndodhitë e përgjakshme në Kumanovë.

Majko mbështeti deklaratën dhe qëndrimin e mbajtur deri më tani nga Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, ndërsa thotë se i takon Maqedonisë që të sqarojë situatën dhe të tregojë se çfarë po ndodh në Kumanovë.

E gjitha ajo çka po shohim deri tani nga autoritetet e Shkupit është "e mbuluar me një mjegullnajë, dhe njerëzit janë të tmerruar", tha Majko, duke theksuar se "i takon Maqedonisë që të japë përgjigje të plota lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Kumanovë dhe të mos e bëjnë këtë shërbimet inteligjente".

"Është mirë që qytetarët dhe opinioni publik që po ndjek situatën në Maqedoni ta marrin vesh ngjarjen tani dhe jo më vonë nga xhirimet apo survejimet e shërbimeve inteligjente. E them këtë pa asnjë sens ironie, pasi hyj te njërëzit që ndihem i dëshpëruar që historia e Maqedonisë po shkruhet nga shërbimet inteligjente dhe jo nga politikanët e Maqedonisë", tha Majko.

Lidhur me këtë situatë Majko thotë se ka pasur deklarata të fryra deri më tani dhe të gjithë presin prova se kush janë këto grupe terroriste për të cilët flitet, nga kanë ardhur, kush i ka strehuar etj.

"Ajo që unë kam dëgjuar është pjesa e deklaratave shumë të fryra do t'i quaja për "˜grupin më të rrezikshëm terrorist në rajon që është eliminuar'. Pres të dëgjoj prova se kush është ky grup terrorist, si ka ardhur, pse ka ardhur, kush e ka ftuar, kush e ka strehuar, cili ka qenë informacioni i parë bazë, mbi ç'vendimmarrje është bërë dhe mbi ç'logjikë ka ecur operacioni, sa është pasur parasysh bashkëpunimi me komunitetin. Ajo që dëshiroj tani të them është që shqiptarëve në radhë të parë iu takon të varrosin të vrarët. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia edhe t'i bashkohem edhe heshtjes së kryeministrit shqiptar dje, z.Rama," tha më tej Majko.

Për Majkon, Maqedonia ka përgjegjësi për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit që është bërë deri diku shkak i këtyre konflikteve të herëpashershme. Ndaj, duke parë këtë situatë, Majko mendon se janë ndërkombëtarët ata që duhet të ndërhyjnë në Maqedoni dhe të garantojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

"Ky status i shqiptarëve, pra me këtë status që kanë shqiptarët në Maqedoni nuk mund të vazhdojë kështu. Unë nuk jam i parimit që politikanët shqiptarë duhet të mallkohen, sigurisht ata mund të kenë probleme apo mbase dhe gabimet e tyre, por jam i bindur se nuk mund t'i kërkoj deri në fund llogari Ali Ahmetit pse kryeministri i Maqedonisë sillet në një mënyrë apo në një tjetër. Unë mendoj se ajo që ndodh me mosrealizmin e Marrëveshjes së Ohrit është përgjegjësi në radhë të parë e drejtuesve të institucioneve të Maqedonisë dhe nuk kanë të bëjnë me shqiptarët," tha Majko.

Gjithsesi. Majko thotë se reagimi i Qeverisë shqiptare, edhe pse mund të duket disi i vakët në sytë e opinionit, duhet të kemi parasysh që shteti nuk mund të reagojë në mënyrë emotive por sipas rregullit diplomatik. Marrëdhëniet njerëzore janë të ndryshme nga marrëdhëniet mes shteteve. kp

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALSAT - LISTA E TË ARRESTUARVE NGA POLICIA MAQEDONASE PËRLESHJEVE (05.11.2015)
LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.11.2015)
MEDIAT E SERBISË - NESËR FILLON LUFTA E VËRTETË NË MAQEDONI (05.11.2015)
JAHJAGA E MUSTAFA - KËRKOHET HETIM TRANSPARENT DHE I BESUESHËM (05.11.2015)
MAJORI SERB - KUMANOVA DO TË BËHET SI VUKOVARI, SHKUPI SI HIROSHIMA! (05.11.2015)
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe” (05.11.2015)
TENSIONE NË TETOVË - HELIKOPTERËT PO FLUTUROJNË MBI FSHATRAT E MALËSISË! (05.11.2015)
KËTO JANË DHJETË DYSHIMET PËR AKSIONIN POLICOR NË KUMANOVË (05.11.2015)
FOTOJA NGA KUMANOVA QË PO QARKULLON NË RRJETET SOCIALE (05.11.2015)
SERBIA NGRE NIVELIN E GATISHMËRISË LUFTARAKE (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]