E Martë, 03.19.2024, 12:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË

E Hënë, 05.11.2015, 06:27pm (GMT+1)



Në Shqipëri ndodhet për një vizitë Kryetari i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, zoti Dana Rohrabacher. Ai bisedoi sot me kryetarin e parlamentit Ilir Meta si dhe me kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha.

Gjatë takimit, zoti Meta, ndërsa falenderoi kongresmenin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë theksoi se vendi i tij "do të vazhdojë të jetë një partner i përkushtuar e SHBA-ve në NATO, rajon dhe sfidat globale". Kryetari i parlamentit shqiptar kërkoi gjithashtu "një angazhim dhe mbështetje më të madhe nga SHBA-të në fushën e zhvillimit ekonomik, nxitjes dhe rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri", ndërsa theksoi se "nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve tona, do të ishte një nxitje dhe kontribut konkret në këtë drejtim".

Tërësisht të ndryshme, temat e diskutimit mes kongresmenit Rohrabacher dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Partia Demokratike, zoti Basha "e njohu kongresmenin amerikan Dana Rohrabacher me iniciativën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin. Persona me precedentë kriminalë - theksoi zoti Basha - janë promovuar nga dyshja Rama-Meta në parlamentin e Shqipërisë dhe në poste drejtuese të administratës  si dhe janë  propozuar edhe si  kandidat për kryetarë bashkie"

Një tjetër temë diskutimi ka qenë dhe situata parazgjedhore në Shqipëri. Sipas zotit Basha shumica "ka nisur të ngrejë skemën e blerjes së votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike,  për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë". Po ashtu ai ka shpehur shqetësim për disa raste dhune gjatë tubimeve elektorale të opozitës, ndërsa shtoi se "kryeministri ka nisur të kërcënojë  qytetarët, duke u thënë se nëse votoni kandidatët e PD nuk do të ketë investime, nuk do të ketë para, ujë, bukë etj. Kjo situatë po dëmton procesin normal zgjedhor", theksoi kreu i opozitës. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - KUMANOVË, SHKATËRRIMET NGA PËRLESHJET E SË SHTUNËS (05.11.2015)
PANDELI MAJKO - MAQEDONIA TA SQAROJË SITUATËN, HISTORINË E SAJ PO E SHKRUAJNË SHËRBIMET INTELIGJENTE (05.11.2015)
ALSAT - LISTA E TË ARRESTUARVE NGA POLICIA MAQEDONASE PËRLESHJEVE (05.11.2015)
LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.11.2015)
MEDIAT E SERBISË - NESËR FILLON LUFTA E VËRTETË NË MAQEDONI (05.11.2015)
JAHJAGA E MUSTAFA - KËRKOHET HETIM TRANSPARENT DHE I BESUESHËM (05.11.2015)
MAJORI SERB - KUMANOVA DO TË BËHET SI VUKOVARI, SHKUPI SI HIROSHIMA! (05.11.2015)
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe” (05.11.2015)
TENSIONE NË TETOVË - HELIKOPTERËT PO FLUTUROJNË MBI FSHATRAT E MALËSISË! (05.11.2015)
KËTO JANË DHJETË DYSHIMET PËR AKSIONIN POLICOR NË KUMANOVË (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]