VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI

E Martë, 05.12.2015, 05:41pm (GMT1)



Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se qeveria amerikane po ndjek nga afër situatën në Maqedoni dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe udhëheqësit politikë të këtij vendi.

Zyrtari u bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë zbardhjen e fakteve për dhunën në Kumanovë.

Diplomati amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të Maqedonisë të bashkëpunojnë dhe të hapin një dialog për zgjidhjen e sfidave me të cilat ndeshet vendi i tyre, si krizën e zgjatur politike dhe realizimin e reformave të nevojshme. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.