VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it

E Martë, 05.12.2015, 05:50pm (GMT1)



Të paktën një pjesëtar i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit është plagosur nga pasojat e rrëzimit të një helikopteri të këtij misioni në aeroportin e Prishtinës.

Një zëdhënëse e aeroportit tha se në orët e pasdites ka ndodhur një aksident në pistë i një helikopteri të EULEX-it i cili fluturonte për qëllime trajnuese. Një person është lënduar me këtë rast dhe nuk ka dëme të tjera në njerëz.

Aeroporti përkohësisht është mbyllur.

Zyrtarë të EULEX-it thanë se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.