VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE

E Mërkurë, 05.13.2015, 06:24am (GMT1)

Ende po vazhdon procesi i identifikimit të personave të vrarë në luftimet e së shtunës në Kumanovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski i ka thënën KTV-së se trupat e tyre gjenden në Institutin e Mjekësisë.

Sipas tij, Policia maqedonase është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës për identifikimin e të gjithë shtetasve nga Kosova të përfshirë në luftime, si të të vrarëve ashtu edhe të të arrestuarve.

Bashkëpunimin me palën maqedonase e ka konfirmuar për KTV-në edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.