VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE

E Enjte, 05.14.2015, 11:16am (GMT1)


 

Studentë të Korit të Kolegjit të Masterit (Kaliforni), sot para selisë së Kuvendit

VOAL - TIRANË - Te paktën  80 studentë, pjesë e Korit të Kolegjit të Masterit nga Kalifornia, kënduan të enjten këngë patriotike shqiptare, para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Intepretimi në gjuhën shqipe i pjesëve muzikore, pak para fillimit të seancës së sotme plenare, kishte motiv ndërgjegjësimin e deputetëve shqiptarë, që të punojnë me devotshmëri për popullin e tyre.

Kori i Kolegjit të Masterit nga Kalifornia, që përfshin studentë nga gjithë Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri për një aktivitet muzikor që do të zhvillohet në Tiranë në fundjavë, i titulluar "Koncerti i Pranverës".

Repertori i këtij aktiviteti, që vjen si pjesë e turit botëror të Korit të Kolegjit të Masterit, përfshin pjesë klasike, muzikë shpirtërore dhe shqiptare.

Ndërkohë ra në sy fakti se asnjë nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk tregoi interesim për ta ndjekur koncertin e korit amerikan. atsh

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.