VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL

E Shtunë, 05.16.2015, 07:59am (GMT1)



LEXUES TË NDERUAR,

Ju shprehim mirënjohjen në bashkudhëtimin tonë për të mirinformuar opinionin për atë çka ndodh në botën shqiptare dhe rreth saj.

Sot gazetaria online do ta shpëtojë botën nga politikat e politikanët e korruptuar që synojnë përjetësimin e pushtetit dhe nga mafia
jo më kot që të dyja kanë si qëllim të gllabërojnë si kuçedra fjalën e lirë.

Në Ballkan ka vështirësi sepse portalet më së shumti i drejtojnë ata që nuk kanë lidhje me gazetarinë
por me politikën, thënë ndryshe klientë të saj, që shkëmbejnë me të përfitime!

Janë edhe një kategori, pseudogazetarësh që kanë vendosur t'i shkelin parimet e gazetarisë e të bëhen shërbëtorë të atyre që u sigurojnë vende pune dhe të holla.

Këta janë mercenarë!

Por kjo praktikë e shëmtuar është e papranushme, sidomos në Zvicër, ku komunitetit shqiptar i duhet të gjallojë me një integritet të pacënuar larg modeleve të mjera prej shteteve nga e kanë prejardhjen siç është shteti amë, Kosova, Maqedonia etj

www.voal-online.ch do ta ruajmë si Arkivin e portalit tonë të ri
www.voal.ch  VOAL  për të mos harruar rrugën që kemi përshkruar e nga kemi kaluar sepse ndryshimet nuk vijnë menjëherë por duan mund e djersë të pastër ndërsa përkushtimi, profesionalizmi dhe motoja e jonë do të mbetet e njëjta gjithmonë:
Mbro të vërtetën - Defend the Truth

Duke ju shprehur edhe një herë mirënjohjen tonë për besimin që keni treguar!

Ju ftojmë të vijojmë rrugëtimin tonë të përbashkët.

Për të ndihmuar integrimet shqiptare në NATO dhe BE dhe për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan si një komb që ka përqafuar parimet e Perëndimit, në mbrojtje të shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe fjalës të lirë.

Deri atëherë kemi rrugë për të bërë, por ia vlen!

Për të mirën e fëmijëve tanë, pa dallime ideologjike, etnie, race dhe feje!

I gjithë Ballkani pa kufij i bashkuar me Europën.

Me respekt e nderim

Elida Buçpapaj
Skënder Buçpapaj

Ju ftojmë të klikoni - Zërin e Shqiptarëve - www.voal.ch -
VOAL

Zoti na bekoftë të gjithëve!




VOAL -  www.voal.ch/
WWW.VOAL.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.