E Premte, 03.29.2024, 01:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bakojanis viziton kreun e Tiranës, premton përkrahjen greke
E Hënë, 02.09.2009, 03:14pm (GMT+1)

Voal-online -Në cilësinë e kryetares së radhës të OSBE-së sot vizitoi kreun e Tiranës Ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis. Vizitën e filloi me kryediplomatin shqiptar Lulzim Basha. Në konferencën e përbashkët për shtyp, dhënë pas takimit doli se temë kryesore ka qenë zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Bakojanis garantoi vëzhgim sa më të thellë nga ana e OSBE-s dhe premtoi ndihmën e Greqisë në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. E pyetur nga gazetarët për pronat çame, Bakojanis tha: "Çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi është tashmë çështje e drejtësisë. Drejtësia do të vendosë për këtë çështje".

Në takimin me kryeministrin Berisha është trajtuar edhe tema e ligjit të lustracionit. Berisha e ka garantuar bashkëbiseduesen se vendi do të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa ligji i lustracionit do të zbatohet në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor dhe standardet e Strasburgut dhe se qeveria shqiptare do ta vlerësonte maksimalisht ne rast se ekspertë çekë te ligjit te lustracionit do te mund te vinin ne Shqipëri për të ndihmuar për zbatimin e tij. Zonja Bakojanis shprehu sigurinë e saj se qeveria shqiptar do të zhvillojë zgjedhje të mira e të ndershme. Ajo theksoi se lustracioni, si një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me moralin e shoqërisë, gjen mirëkuptim nga të gjithë është dakord të kërkojnë ndihmën e një grupi ekspertësh. Më tej,  të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë si të shkëlqyera. Ministrja Bakojanis i garantoi Kryeministrit Berisha se Greqia do të ratifikojë gjatë javës që vjen protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha garantoi zonjën Bakojanis se investimet greke kanë përkrahjen e plotë të qeverisë shqiptare. Bakojanis i tha Berishës se qeveria greke është shumë e interesuar të nxisë investimet greke në Shqipëri dhe në këtë kontekst, ajo tha se programi i ndihmës ekonomike greke do të financojë, përmes një granti, të gjitha rrugët rurale që lidhin rrugën Konispol - Sarandë me komunat përreth.
Shqipëria luan një rol konstruktiv në rajon, por duhet të vazhdojë në rrugën e saj të reformave dhe të përqendrohet në përmirësimin e procesit zgjedhor për të arritur objektivat e integrimit Euroatlantik, theksoi sot gjatë vizitës në Tiranë Kryetarja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis, gjatë një vizite njëditore në vend. Ajo tha se zgjodhi të vizitojë Evropën Juglindore në fillim të marrjes së kryesisë greke për vitin 2009, për të treguar se "OSBE-ja është në një pozitë unike për ta ndihmuar rajonin në rrugën e vet drejt progresit."

"Kryesimi ynë i OSBE-së për vitin 2009 do të sjellë përfitime si për Ballkanin Perëndimor në tërësi, ashtu edhe për Shqipërinë në veçanti," tha ajo. "Për Greqinë do të ishte një sukses i madh nëse deri në fund të këtij viti deri në fund të kryesisë greke rajoni ynë do të ishte një rajon evropian më i begatë dhe më i qëndrueshëm."

Në takimet me partitë politike në Tiranë, Bakojanis theksoi nevojën për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtetin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo e mirëpriti debatin politik konstruktiv që është zhvilluar në vend. "Klima pozitive e konsensusit politik për reformat më kryesore në Shqipëri e ka forcuar stabilitetin politik," u shpreh ajo. "Është e domosdoshme që kjo tendencë të ruhet dhe të vazhdohet me zbatimin e reformave kyçe nëpërmjet krijimit të konsensusit. Për të vazhduar në rrugën drejt integrimit Euroatlantik, Shqipëria duhet të përparojë me reformat e saj në legjislacion dhe në gjyqësor, si dhe në fushën e pronave, zgjedhjeve dhe administratës si dhe duhet të punojë për rritjen e kapaciteteve parlamentare, anti-trafikimin dhe anti-korrupsionin," u shpreh Bakojanis.

"Në këto përpjekje, Shqipëria ka mbështetjen e palëkundur dhe aktive të Prezencës së OSBE-së në vend; një Prezencë e cila po bën një punë kyçe në një sërë fushash të rëndësishme," tha ajo. Bakojanis u takua sot me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me kryetarët e partive politike të përfaqësuara në parlament.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Atentati ndaj gjyqtarit - reagon KLD, Kreshnik Spahiu: Mafia po sulmon ashpër gjyqsorin (02.09.2009)
Atentat gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni (02.09.2009)
Ministrja greke Dora Bakojanis sot në Tiranë (02.09.2009)
Bajden sinjalizon ndryshime në politikën e jashtme - Nënpresidenti Bajden: SHBA-të gati të flasin me Iranin (02.08.2009)
Gudar Beqiraj zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave (02.08.2009)
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha (02.08.2009)
Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë (02.07.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha (02.07.2009)
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.06.2009)
Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë (02.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]