VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDIQ NË LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ


E Premte, 02.05.2010, 04:10pm (GMT1)

 

Në moshën 62 vjeç vdiq në Las Vegas poeti dhe dramaturgu i njohur shqiptar Avni Mulaj. Me vdekjen e Avni Mulajt komuniteti i artistëve shqiptarë në SHBA-së, humbi një krijues shqiptar patriot me histori një histori të gjatë, mik e i afert me shoqerinë Vatra të shqiptarëve të Amerikës, së cilës i kushtoi dhe një poezi shumë të bukur

 

Nga BEQIR SINA, New York

 

Sot në moshen 62 vjeçare, pas nje semundje te rende e te gjate vdiq ne Las Vegas,poeti dhe dramaturgu i njohur shqiptar Avni Mulaj. U be i njohur si poet i talentuar me vepren e pare poetike " Valbona e Kalter" i cili shpalosi lirshem ndjenjat e tij lirike dhe dashurine e pakufishme per vendlindjen dhe atdheun, çka e beri dhe Valbonen nje simbol shqiptar qe kudo me emrin e saj paraqitej bukuria shqiptare, e natyres dhe e shpirtit njerezor. Pas ketij botimi vershoi ne te kater anet dhe jashte vendit emri shume i bukur Valbona, tani dhe shume i perhapur per vajzat shqiptare, kudo ne bote.

 

 Ai botoi radhazi disa vepra te tjera letrare si shkrimtar i lire, por kulmin e arriti me dramen "Gersheti i Luftërave" me teme nga Kosova, e vene ne skene nga trupa e Durresit. Ndonese ne diktaturen komuniste kjo drame ishte dallendyshe e pare qe i dha popullit shqiptar njohje per historine tragjike te Kosoves.

 

Ai beri nje emer te mire si intelektual e krijues duke lene veper te vyer per vendin, per Durresin ku beri pjesen me te madhe te jetes, per Malesine e Gjakoves, vendlindjen e tij dhe prezantoi edhe ne Amerike tiparet e shqiptarit patriot, te poetit dhe te intelektualit shembullor e kurajoz.

 

Ishte krenar dhe shume optimist per Shqiperine dhe per Kosoven.  Me vdekjen e Avni Mulaj,  komuniteti i artistve shqiptarë në SHBA-së, humbi nje krijues dhe shqiptar patriot me histori një histori të gjatë, mik e i afert me shoqerinë Vatra, të shqiptarëve të Amerikës, së cilës i kushtoi dhe një poezi shumë të bukur. Njeri i perndjekjeve politike, vuajtjeve dhe sakrificave, vdiq ne moshe te re duke lene ne pikellim te madh, familjen, ta afermit dhe miqte e shoket e tij te shumte.

Beqir Sina


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.