VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Presidenti Obama komenton për politikën e jashtme E Martë, 02.10.2009, 08:05am (GMT1) Presidenti Obama komenton për politikën e jashtëme VOA - Në konferencën e tij të parë për shtyp, megjithëse shumica e pyetjeve kishin të bënin me ekonominë, zoti Obama foli edhe për politikën e jashtëme. Presidenti la të kuptohet se kontaktet diplomatike me Iranin mund të jenë në shqyrtim e sipër. "Shpresa ime është se në muajt e ardhshëm ne do të kërkojmë të çara që mund të krijohen dhe që të na lejojnë të fillojmë të ulemi në tryezë përballë njëri-tjetrit, me nisma diplomatike që do të na lejojnë t'i japim politikës sonë një drejtim të ri." Ai tërhoqi vemendjen për faktin se kanë qenë dekada të tëra mosbesimi dhe se gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës. Presidenti Obama theksoi se Irani vazhdon të mbështesë grupe militante, të kërkojë armë bërthamore dhe të nxisë paqendrueshmërinë në Lindjen e Mesme. "Do të vendosen një numër objektivash që do të kemi në këto bisedime. Por mendoj se ekziston mundësia që të paktën të kemi marrëdhënie të respektit reciprok." |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |