VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hashim Thaçi për Reuters: Në raport me Kosovën, Beogradi nuk ka ndrysuar asgjë nga Milosheviçi
E Martë, 02.10.2009, 02:22pm (GMT1)

Voal-online - Qeveria properëndimore e Serbisë është po aq e keqe sa nacionalisti Sllobodan Millosheviçi në raport me Kosovën, ka thënë sot kryeministri Hashim Thaçi. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters kryeministri Thaçi deklaroi se "në raport me Kosovën, Beogradi i sotëm nuk ka ndryshuar asgjë nga Millosheviçi. Duke u përpjekur që ta dëmtojë integritetin e Kosovës, Serbia definitivisht po e ndjek mentalitetin e Millosheviçit"
"Serbia nuk mund të ndjekë dy paralele, të përpiqet të bëhet shtet properëndimor dhe t'i kërcënohet sovranitetit të një shteti tjetër", ka shtuar më tej Thaçi.
"Fytyra e Serbisë në Kosovë është genocidi. Serbia erdhi këtu para një shekulli me dhunë, mbeti këtu me dhunë, dhe e la Kosovën duke kryer gjenocid", ka thënë kryeministri kosovar.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.