VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Polonia vendos masa drastike për pensionistët, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit


E Martë, 02.10.2009, 02:36pm (GMT1)

Voal-online Agjencia e lajmeve AP, bën me dije se autoritetet polake kanë ndërmarrë një masë drastike ndaj atyre personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, në Poloni. Duke lëshuar një sinjal të fortë edhe për vendet ku vetëm tani po nis aplikimi i ligjit që kufizon të drejtat e shtetasve që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete, qeveria polake ka vendosur të reduktojë në masën 60 për qind, pensionin mujor për të gjithë ish-bashkëpunëtorët, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Ligji është nënshkruar këto ditë edhe nga presidenti i Polonisë i cili ka vendosur kështu që kategoria e mësipërme të marrë pensione jo më shumë se 1000 zlotis ose 290 dollarë amerikanë në muaj.

Presaidenti Lech KaczyÃ…"ski tha se ligj ndaj bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit dhe oficerëve të rangut të lartë si dhe të zyrtarëve të ish regjimit, mbulon periudhën deri në vitin 1989 kur Polonia përfundoi paqësisht kalimin e pushteteve nga komunistët diktatorialë në sistemin demokratik.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.