VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sot fillojnë ceremonitë e 200 vjetorit të Abraham Linkolnit
E Enjte, 02.12.2009, 08:33am (GMT1)

Zëri I Amerikës - Presidenti amerikan Barak Obama shkon sot në Springfild të Ilinoit, vendlindja e Abraham Linkolnit, për të kujtuar 200 vjetorin të lindjes së ish-Presidentit amerikan. Shumë amerikanë e konsiderojnë Linkolnin si Presidentit më të madh. Linkolni ishte president në vitet 1860, në periudhën e Luftës Civile, kur vendi ishte i ndarë për çështjen e skllavërisë. Abraham Linkolni nënshkroi Proklamatën e Emancipimit, që filloi procesin e lirimit të skllevërve zezakë. Z. Obama, Presidenti i parë afrikanë amerikan i SHBA, mori pjesë mbrëmë në një dramë që u shfaq në Teatrin historik Ford të Washingtonit, ku Linkolnin e vranë në vitin 1865. Tema e dramës ishte një biografi e ish-presidentit amerikan. Z. Obama shpeshherë i është referuar Linkolnit gjatë fushatës së tij presidenciale, për të shprehur nderimin ndaj tij dhe duke bërë një paralelizëm mes tij dhe ish-presidentit amerikan. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.