VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ambsadori i Shqipërisë ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Sejdiu
E Enjte, 02.12.2009, 03:15pm (GMT1)

Voal-online Sot Ambasadori shqiptar Islam Lauka ia dorëzoi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu letrat kredenciale.Gjatë takimit presidenti Sejdiu vlerësoi Shqipërinë dhe u shpreh se "Kosova do të jetë gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e madhe që ka dhënë në proceset e përbashkëta".
Presidenti Sejdiu përsëriti kërkesën për thellimin dhe nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit të gjithanshëm në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te domosdoshmëria e zyrtarizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa pasaporta.
Ambasadori Islam Lauka rikonfirmoi vendosmërinë e Republikës së Shqipërisë për të mbështetur Kosovën në të gjitha aspektet në proceset që, siç tha ai, tashmë kanë marrë udhë, pavarësinë, përpjekjet për integrimet euroatlantike dhe për afirmimin e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, i cili një ditë do të ketë vendin e vet edhe në OKB. "Janë të gjithë mundësitë që marrëdhëniet tona të jenë model i bashkëpunimit për tërë rajonin, sepse ne kemi vetëm gjëra që na bashkojnë", tha Ambasadori Lauka.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.