VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ahtisari, Ishinger dhe Rohan: Vetëm një qëndrim unik i BEsë mund ta ndryshojë qëndrimin e serbëve ndaj Kosovës
E Enjte, 02.12.2009, 03:36pm (GMT1)

QIK- Vetëm një qëndrim unik i Bashkimit Evropian, i kombinuar me deklarimin se anëtarësimi në BE për Serbinë do të jetë i pamundur derisa të mos zgjidhet problemi i Kosovës në tërësi, mund të rezultojë me ndryshim qëndrimesh, si te serbët e zakonshëm ashtu edhe te qeveria e tyre. Kështu pohojnë në një artikull të përbashkët Marti Ahtisari, Volfgang Ishinger dhe Albert Rohan, ish ndërmjetësues për Kosovën. Në anën tjetrër, shkruajnë ata, Kosovës i duhet një perspektivë e qartë evropiane dhe ndihma për të kapërcyer sfidat e mëdha me të cilat përballet. Ahtisari, Ishinger dhe Rohan paralamërojnë që të mos mashtrohet askush me paqen relative që mbizotëron në Koosvë, duke shtuar se tragjeditë e fundit në Ballkan kanë treguar se problemet e pazgjidhura herët a vonë kthehen në konflikt të hapur, dhe se nuk ka kohë për të humbur, porosisin ata.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.