VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Islanda i thotë po Shqipërisë në NATO
E Enjte, 02.12.2009, 08:25pm (GMT1)

Voal-online Parlamenti i Islandës, me një votë të njëzëshme, i ka thënë sot po pranimit të Shqipërisë në Paktin e Atlantikut Verior, aleancës më të madhe e më të suksesshme ushtarake e politike të të gjitha kohërave. Në seancën e miratimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ndodhej i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërsisë Lulzim Basha, i cili ka shkuar në Rejkjavik, ku ka pasur një sërë takimesh me homologun islandez dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Islandës.

Tashmë mbeten vetëm edhe tri vende për të miratuar protokollin e Shqipërisë në NATO, çka pritet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme. Pas kryerjes së kësaj procedure hapet rruga përfundimtare për anëtarësimin zyrtar të Shqipërisë në NATO.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.