E Premte, 04.19.2024, 12:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Hashim Thaçi: Shteti ynë nuk është kërcënim për askënd por faktor paqeje dhe stabiliteti
E Enjte, 02.12.2009, 08:32pm (GMT+1)

QIK - Kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimi sot me kryetarët e komunave të Kosovës, ka diskutuar lidhur me koordinimin e aktiviteteve shtetërore me të cilat pritet të festohet 17 shkurti - njëvjetori i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Kryeministri para kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës ka thënë se gjatë këtij viti të parë të shtetit tonë të pavarur dhe sovran të gjithë ne jemi përballur me sfida të jashtëzakonshme, por edhe sukseset kanë qenë të mëdha. "Është moment i kremtimit dhe krenarisë, por edhe moment i vlerësimit për atë që kemi bërë gjatë një viti ekzistence të shtetit tonë dhe fuqizimit të përkushtimeve tona për detyrat e reja që kemi përpara", tha Thaçi. Të gjithë bashkë, hap pas hapi, ai tha se ia dolëm t'i funksionalizojmë institucionet e shtetit tonë demokratik: simbolet shtetërore, kushtetutën e standardeve më të larta demokratike, kompletimin e mekanizmave të qeverisjes dhe atyre të sigurisë nacionale. Ndërkaq krahas kësaj, shtoi ai, është përmirësuar kualiteti i qeverisjes dhe është ndërtuar një ambient të sigurt për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Thaçi theksoi se për asnjë moment nuk duhet harruar ndihmën e pakursyer të miqve ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, që u gjetën pranë nesh në të gjitha situatat e ndërlikuara që kaluam. "Pas një viti pavarësie, të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, kemi të drejtë të ndjehemi krenarë me faktin se nuk i zhgënjyem pritjet e miqve të lirisë sonë", the kreu i Ekzekutivit. Thaçi nga kryetarët e komunave kërkoi që këtë frymë të dinjitetit e tolerancës ta dëshmojnë edhe në këtë përvjetor të parë të pavarësisë sonë, duke dërguar mesazhin e qartë, ashtu si një vit më parë, se "liria jonë, shteti ynë, nuk është kërcenim për askënd, por vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon". Por Thaçi paralajmëroi se çdo incident eventual, çdo shfaqje mosdurimi, shkon drejtpërdrejt në dëm të interesave të shtetit tonë të pavarur dhe sovran dhe në favor të atyre që ende flasin kundër Pavarësisë së Kosovës./Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Islanda i thotë po Shqipërisë në NATO (02.12.2009)
Ahtisari, Ishinger dhe Rohan: Vetëm një qëndrim unik i BEsë mund ta ndryshojë qëndrimin e serbëve ndaj Kosovës (02.12.2009)
Ambsadori i Shqipërisë ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Sejdiu (02.12.2009)
Sot fillojnë ceremonitë e 200 vjetorit të Abraham Linkolnit (02.12.2009)
Obama Thaçit: Jam i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë (02.12.2009)
Themelohet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës (02.11.2009)
Ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka takon sot krerët më të lartë të shtetit të Kosovës (02.11.2009)
Polonia vendos masa drastike për pensionistët, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit (02.10.2009)
Hashim Thaçi për Reuters: Në raport me Kosovën, Beogradi nuk ka ndrysuar asgjë nga Milosheviçi (02.10.2009)
Presidenti Obama komenton për politikën e jashtme (02.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]