VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - rrëzimi i avionit shkaktoi 49 viktima
E Premte, 02.13.2009, 09:17am (GMT1)

Voal-online Avioni i  linjes Continental 3407 është rrëzuar mbi një shtëpi pak para se të zbriste në aeroportin e Buffalos  në shtetin e Nju Jorkut. 49 janë viktimat e këtij aksidenti ajror, mes të cilëve 44 janë pasagjerë, 4 janë anëtarë të ekuipazhit dhe një person i cili ndodhej në tokë. Aksidenti ndodhi rreth orës 22.10 minuta me orën amerikane . Avioni i linjes Continental 3407 ishte nisur nga Njuark i Nju Xhersit. Avioni u përplas me një shtëpi, rreth 16 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Bufalos në shtetin e Nju Jorkut. Pas aksidentit dhjetëra shtëpi u evakuan nga forcat zjarrfikëse për shkak të rrezikut të shpërthimit të avionit.
Ende nuk janë të qarta motivet e rrëzimit të avionit, por funksionarë të lartë kanë bërë të ditur se nuk rezultonte që pilote të kishte sinjalizuar për ndonjë problem të vecantë në kullën e kontrollit, por në momentin e aksidentit moti ishte i keq dhe po binte shumë dëborë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.