VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURQIA IU BASHKOHET KRITIKAVE PËR IZRAELIN
E Enjte, 03.11.2010, 11:58am (GMT1)

 


Turqia u bë shteti më i fundit që e kritikoi vendimin e qeverisë së Izraelit për ndërtimin e 1.600 shtëpive në territorin e pushtuar në Bregun Perëndimor.

Ministria e Jashtme në Ankara tha se vendimi i Izraelit ngre "dyshime serioze" rreth përkushtimit të shtetit hebraik për paqen.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se "veprimet janë në kundërshtim me bazat legale të pranuara ndërkombëtarisht për zgjidhje" në Lindjen e Mesme.

Kreu i Ligës Arabe, Amr Musa tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, e ka njoftuar se nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin.

Më herët, nënpresidenti amerikan Xho Bajden, tha në Ramallah tha se plani për t'i zgjëruar vendbanimet i minon përpjekjet paqësore pasi palestinezët kanë rënë dakord për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Zyra e kryeministrit Izraelit, Benxhamin Netanjahu, tha se ky i fundit ka shprehur "keqardhje" që shpallja për vendbanimet u bë gjatë vizitës së Bajdenit.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.