E Premte, 03.29.2024, 09:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

EDHE 100 VJEÇ SWISSCOR, HERR OGI !


E Enjte, 03.11.2010, 06:21pm (GMT+1)

  

Nga Elida BUÇPAPAJ dhe Skënder BUÇPAPAJ

 

 

 

 

Ky reportazh flet për Swisscor-in. Dhe nëse flet për Swisscor-in nuk ka si të mos flasë për Adolf Ogin, babain e Swisscor-it. Ky reportazh flet për Bernën, Adolf Ogin, fëmijët e Kosovës, të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Jordanisë, Serbisë; Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë, flet për 1000 fëmijë me sy të trishtuar që fati nuk kishte bërë që të lindnin në një vend demokratik si Zvicra, por në vende të cfilitura nga lufta, nga tranzicioni, nga mungesa e shtetit ligjor ku varfëria bën ligjin, duke i lënë këta fëmijë pa fëmijëri, ose me një fëmijëri me sy të trishtuar, me sy të frikësuar prej së nesërmes.

 

Dhe pikërisht këta sy të trishtuar e bënë Adolf Ogin, që në prag të vitit 1999-2000, kur ishte president i Konfederatës Helvetike të ishte iniciatori i lindjes së Fondacionit Swisscor, që në thelb do të tregojë se "Zvicra mirëpret me zemër", se "Zvicra e ka zemrën e hapur", se "Zvicra tregon zemrën e saj" për të pritur fëmijë nga vende ku fëmijët bëhen të rritur sa lindin.

 

Ky reportazh flet për Fondacionin Swisscor që këtë mars mbushi 10 vjeç, një dekadë, dekadën e parë të mileniumit të tretë. Dhjetë vjet janë tepër pak në jetën e një njeriu, po ashtu edhe në jetën e një Fondacioni, por kur ky njeri ka një motivacion humanist, për 10 vite mund të kryhen mrekulli.

 

Ne e kemi ndjekur me shumë vemendje rrugën e Swisscor, që nga lindja e tij. Sepse lindja e Swisscor u lidh me fëmijët e Kosovës. Në vitin 1999-2000 kur në Kosovë plasi lufta, Adolf Ogi ishte Minister i Mbrojtjes i Zvicrës, edhe nënpresident dhe pastaj president i Konfederatës Helvetike. Në qershor të 1999 Zvicra vendosi të dërgojë në Kosovë trupat e  Swisscoy, që janë një kontigjent vullnetar i Ushtrisë Zvicerane, të cilët operojnë në kuadrin e KFOR-it. Edhe Swisscoy lidhet me emrin e Adolf Ogit, si Ministër i Mbrojtes.

 

Adolf Ogi  e kishte parë nga afër shkretëtirën e shkaktuar nga lufta në Bosnje-Hercegovinë e pastaj në Kosovë, dhe në mendje i kishin mbetur sytë e trishtuar të fëmijëve.

 

Ne shqiptarët kemi një proverb shumë domethënës që thotë: "Fëmija është Mbreti" në një familje, në një shoqëri apo shtet, por barbaria e luftës u kishte hequr këtyre fëmijëve të drejtën e lojës, të drejtën për të qenë fëmijë.

 

Për ta festuar ditëlindjen e 10-të  Swisscor kishte zgjedhur Bernën, që është edhe kryeqyteti administrativ i Zvicrës. Zürichu njihet si metropoli i tregtisë dhe financave, ndësa Gjeneva, qyteti i adhuruar i Volterit dhe iluministave. 

 

Ne kemi një lidhje të veçantë me Bernën, pasi këtu kemi jetuar dy vitet e para kur erdhëm në Zvicër, atëhere në Ambasadën e Shqipërisë. Në Bernë ka lindur djali ynë i vogël Endriti, ndërsa Prizreni, atëhere 6 vjeçar filloi të frekuentojë kopshtin e pastaj klasën e parë, ndërsa e kishte mësuar Bernën në majë të gishtave, kishte rënë në dashuri me Münsterin, me Urat e famshme mbi lumin Aree si  Kornhausbrücke,  Monbijoubrücke; Kirchenfeldbrücke, pranë të cilës ndodhet edhe Kultur-Kazino ku mbahet ceremonia e Swisscor. Ka edhe një tjetër urë me emrin Monbijoubrücke, që në frëngjisht do të thotë "Guri im i çmuar". Ndodhet në Berlin mbi lumin Spres, për të cilin shkruan Fan Noli në poezinë e tij elegji "Anës Lumenjve".

 

Aktiviteti u hap me një ceremoni zyrtare që vijoi më pas me një koncert gala, nga Orkestra sinfonike e ushtrisë zvicerane, e cila gjatë një turneu vitin që shkoi me moton "Turneu i zemrës" mblodhi 90000 Franka Zvicerane dhe ia dhuroi Fondacionit. Me rastin e 10 vjetorit, Swisscor tashmë ka edhe këngën e vet, « Swisscor-Song », një këngë plot ritëm, kënduar nga në vajzë e vogël, Elaine Schnider e shoqëruar nga të rritur,  për të çuar një mesazh të fortë shprese.

 

Në këtë aktivitet ne ishim midis dhjetëra të ftuarish personalitete të jetës politike, publike, kulturore dhe të biznesit të Zvicrës. I ftuar ishte edhe Z.Mehmet Elezi, Ambasadori i Republikës të Shqipërisë në Bernë me zonjën e tij.

 

Ceremonia e hapjes u zhvillua në Burgerratssaal, një sallë tepër madhështore, ku gërshetohen elementë të tradicionales me ato moderne, dhe ku zakonisht jepen koncerte me repertore nga muzika botërore e Listit, Shopenit, Bramsit, interpretuar nga instrumentitë po ashtu me famë botërore.

 

Në të  dyja anët e kreut të sallës, ishin vendosur krahas flamurit të Zvicrës dhe Swisscorit, edhe flamujtë e nëntë vendeve, nga ku kanë ardhur 900 fëmijë, prej vitit 2000. Midis tyre gjendej flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës, që të kujtonte menjëherë se Swisscor kishte mirëpritur fëmijët nga Kosova dhe Shqipëria. Fëmijët nga Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina ne i kishim takuar vetë në Trogen gushtin që shkoi.

 

Në ceremoni e mori fjalën Adolf Ogi, Presidenti i Komitetit të patronazhit dhe krijuesi i Swisscor, si dhe André Liaudat e Gianpiero A. Lupi, ish presidenti dhe presidenti aktual i fondacionit.

 

Po ashtu fjalën e mori edhe Presidentja e Këshillit Nacional të Zvicrës, Zonja  Pascale Bruderer Wyss, e cila midis të tjerave, duke vlerësuar rolin e Fondacionit tha se "në zemrën e Swisscorit ndodhet edhe një pjesë e zemrës të saj", për të treguar se Swisscor përfaqëson zemrën e mirë të të gjithë Zvicrës dhe zviceranëve.

 

Midis të ftuarve që morën fjalën ishte edhe një vajzë hendikape nga Bosnja-Hercegovina, Mersiha Mehmedovic, të cilin e kishim takuar po ashtu gushtin që shkoi në Trogen. Ajo bënte përkthyesen, midis fëmijëve dhe personelit të mjekëve dhe atyre që kujdeseshin për fëmijët, e cila në fjalën e rastit nuk harroi që të shprehte fjalët më të ndjera për Swisscorin dhe kujdesin e treguar për fëmijët nga Bosnje-Hercegovina.

 

Pas ceremonisë të hapjes, për të pranishmit ishte në dispozicion një broshurë kushtuar aktivitetit 10 vjeçar të Swisscor, teksti i së cilës ishte përgatitur nga Jean-Luc Piller, shef për komunikimin, i cili u kujdes me përkushtim të veçantë për gazetarët e ftuar, midis të cilëve ishim edhe ne.

 

Në fjalën hyrëse të kësaj broshure lexuam: "Më quajnë Swisscor dhe do t'ju tregoj historinë e idesë që krijoi "Zvicra tregon zemrën". Por nuk mund ta nis këtë histori duke filluar me "unë", pasi që në krye mua më duhet të them "ai", Adolf Ogi, ish Këshilltari Federal, asaj kohe Presidenti i Konfederatës Helvetike, ai vizionari, entuziasti, pragmatiku, krijuesi i Swisscor..." Dhe më tutje në broshurë lexojmë:

 

"Atë që nuk e kishte besuar askush në Europë, ishte kthyer në realitet." Lufta e përgjakëshme në Ballkan, në fillim në Bosnje ishte m'u pranë portave tona, një luftë që do të mbillte edhe një herë urrejtjen për një kohë të gjatë, duke shkaktuar dyndjen e refugjatëve, të cilët atëhere kërkuan strehë në Zvicër, sepse shtëpitë e tyre flakët e luftës dhe urrejtjes i kishin djegur. Lufta e Kosovës më 1999 pati të njëjtat pasoja, djegje, dëbime, valë të pafundme refugjatësh, ku ata që vuanin më tepër ishin fëmijët...

 

Zvicra do t'u jepte strehë  gjatë luftës së Kosovës rreth 40 mijë refugjatëve, të cilët pastaj gjatë vitit 2000 do të riktheheshin në vatrat e tyre. Pikërisht në këtë vit me iniciativën e Adolf Ogit, atëhere President i Zvicrës u krijua Fondacioni Swisscor, me qëllim që të priste me zemër, për çdo vit nga një grup fëmijësh nga rajonet e krizave, që këta fëmijë të gjenin pak prehje dhe paqe, në kampet e kujdesit mjekësor të Zvicrës, për të harruar sado pak trishtimin dhe tmerrin e luftës.

 

Dhe Swisscor e filloi jetën e tij duke pritur së pari fëmijët e Kosovës, e pastaj me radhë, fëmijët nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Jordania. Këtë vit Swisscor do të presë fëmijë nga Moldavia, duke e çuar në 1000 numrin e fëmijëve të cilët prej disa vitesh pushtojnë në  Fshatin Pestalozi në Trogen, St.Gallen.

 

Duhet thënë se Swisscor është një organizatë jofitimprurëse që funksionon në sajë të zemërbardhësisë së donatorëve dhe sponsorëve zviceranë, të cilët kur është fjala për vepra të mira, nuk kursehen.

 

Të presësh fëmijë nga vende të krizave, shpesh herë jetimë nga një ose nga të dy prindërit, me probleme shëndetësore, të traumatizuar, do të thotë të kujdesh për ta, t'i kalosh nëpër vizitat mjekësore, t'u sigurosh gjymturë ortopedike, proteza, karroca vetëlëvizëse, syze optike, aparate dëgjimi, t'I kalosh nëpër vizita tek dentisti, t'u krijosh kushte qetësie, t'u japësh mundësi të zbaviten, t'i kushtohen lojrave, të drejta që lufta ua ka mohuar lufta apo tranzicioni, t'u blesh veshje, t'u japësh mundësi të shëtisin me anije, t'i ngjiten malit si aplinistë, të jetojnë jetën disa ditë ashtu si duhet...Dhe të ndihen të mirëpritur, dhe të ndihen të rëndësishëm, të qendër të vemendjes prej të rriturve.

 

Ja ky është Swisscore. Këtë mision të madhërishëm kryen Swisscor. U jep fëmijëve atë që nuk ua japin as prindërit dhe as vendet nga vijnë. Prandaj Fondacioni Swisscor ka pasur dhe ka përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve shumë prestigjioze zvicerane të  bamirësisë si Inner Wheel Club dhe Rotary Schweiz-Liechtenstein etij. etj. Edhe Banda e Ushtrisë Zvicerane siç e treguam më sipër, duke mbajtur koncerte bamirësie ka kontribuar në mbarëvajtjen e Swisscor-it.. Që Swisscor të bëhej 10 vjeç, e pastaj të bëhet 11, 12, 20, 30, 100 vjeç.

 

Ja ne po i shtojmë që tani dhjetëshes një zero pas. Dhe po e bëjmë 100 vjeç. Kur Swisscor do të festojë 100 vjetorin e vet, ndofta përsëri këtu në Bernë, duke sjellë në rivistë të gjitha veprat e mirë të bamirësisë, që do të jenë që qindfishuara në krahasim me këtë dhjetëvjeçar, ato vepra të mira që ia mbajnë Zvicrës zemrën gjithnjë të hapur, sepse në fund të fundit një vend demokratik i dëshmon vlerat e tij përmes veprave humaniste. Andaj në fund të reportazhit urimin tonë ia dedikojmë babait të Swisscor: Edhe 100 Vjeç Swisscor, Herr Ogi !

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA IU BASHKOHET KRITIKAVE PËR IZRAELIN (03.11.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: NË KOSOVË KËRCËNOHEN GAZETARËT (03.11.2010)
FORBES: MEKSIKANI CARLOS SLIM MË I PASURI I BOTËS  (03.11.2010)
GJUKANOVIQ: SERBIA KA PROBLEME ME TË GJITHË RAJONIN (03.10.2010)
PAPANDREU: OBAMA MË MBËSHTETI (03.10.2010)
TRAGJEDIA SHQIPTARE NË MAQEDONINga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar (03.09.2010)
HAJREDIN KUÇI: NUK KËRKOJMË FALJE (03.09.2010)
PAHOR: NUK JANË TEJKALUAR PROBLEMET E KONFERENCËS RAJONALE (03.09.2010)
FSK: MOSMARRËVESHJA ËSHTË TEJKALUAR (03.08.2010)
RROFTË EVA ! RROFTË EVA ! RROFTË EVA !Nga Vehbi SKËNDERI (03.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]