VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ILIR META PRITET NË MËNYRË MADHËSHTORE NË LUGINËN E PRESHEVËS
E Premte, 03.12.2010, 07:14pm (GMT1)

 

Një pritje me të vërtetë madhështore i kanë rezervuar ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, me mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës të cilët kanë dalë në rrugë për ta pritur gjatë vizitës së organizuar sot prej tij në këto zona.

 

Lajmi bëhet me dijeni posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të afërta që janë duke e shoqëruar kryediplomatin shqiptar gjatë vizitës së tij dy ditore në Serbi, me ftesë të homologut serb, Vuk Jeremiç.

 

Këto burime tregojnë sesi Meta është pritur masivisht në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, ndërsa ka zhvilluar atje edhe takime me autoritetet vendore.

 

I shoqëruar gjatë këtyre vizitave nga ministri serb për Pakicat, Markoviç, Meta shënon në këtë mënyrë herën e parë që një zyrtar i lartë shqiptar viziton Luginën e Preshevës.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.