VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MAFIA DHE POLITIKA NË MAQEDONI E Shtunë, 03.13.2010, 11:21am (GMT1)
Çdo mbrëmje nëpër restorantet dhe hotelet luksoze aty ky kuvendon politika dhe nëntoka shihen figura kokë tullacë dhe trup fuqishëm që zbresin nga veturat e tyre luksoze, shumica nga ato të mirënjohurat si furiostradat "Jeep", ndërsa nga veshi i tyre nuk shmanget dot celulari dhe nuk shkëputet me minuta të tëra biseda me shifra të ndryshme. Kjo është një fotografi që tregon qartë funksionimin e mafies në çerdhet e politikës ditore në Maqedoni. Por si funksionon ajo dhe cili është ndikimi i saj ...!? Mafia ende kuptohet si një simbol apo preferencë nga shumëkush në Maqedoni. Ajo tashmë i ka rrënjët e futur thellë në çdo pore të shoqërisë dhe të institucioneve. Maqedonia vazhdon të konsiderohet si një bastion, ku me të madhe funksionojnë lidhjet e "errëta" të mafies me politikën. Të gjitha raportet ndërkombëtare alarmojnë praninë e krimit të organizuar në Maqedoni, i cili funksionon më linja të ndryshme nga pavarësimi i vendit në vitin 1991, kur privatizimet, kontingjentet doganore si dhe monopolet e biznesit u futën në duart e dysheve funksionale të ashtuquajtura "mafia dhe politika". Sot askush nuk guxon të flas në Maqedoni me emra dhe afera sa i përket lidhjeve të errëta të mafies me politikën, e cila në çdo qeverisje është funksionale dhe ka njerëzit e saj. Ekspertët dhe njohësit e kësaj dukurie nënvizojnë se mafia është një formë organizimi shoqëror që krijohet kur nuk ke një forcë policore që funksionon, sistem gjyqësor funksional dhe burokraci që të veprojë si palë e paanshme që arbitron palë të ndryshme të shoqërisë.
Dy lidhjet e mafies me politikën në Maqedoni "Në Maqedoni janë dy lloje të lidhjeve të biznesit me mafien. Njëri lloj vjen nga aktiviteti kriminal, siç janë droga, prostitucioni dhe kontrabanda që shfaqet në mënyra të ndryshme. Këto para nuk janë të involvuara në politik, por në biznes. Me këto para kriminelët blejnë restorante, dyqane të vogla, shtëpi, apartamente, e kështu me radhë.
Nacionalizmi dhe trazirat skenarë i mafioz-politikës Misha Glenny autor i "McMafia", librit të përkthyer në 36 gjuhë, ku flet për mafien në Evropë dhe Ballkan, ai përshkruan se si politikanët e lidhur me mafien në territoret e ish- Jugosllavisë shfrytëzojnë kartën e nacionalizmit dhe trazirave politike, për të kryer misionin e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, në një mënyrë për të humbur gjurmët para opinionit. Këto situate sipas tij, ndodhin edhe në Maqedoni. "Kur bëra kërkimet rreth mafies, nisa të mendoj ndryshe, që ishte një përpjekje nga elita të ndryshme që të krijonin monopolet e tyre ekonomike dhe politike. Këtë e bënin duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, por që ta bënin dhe të mos mbanin përgjegjësi, ata nxisnin luftën, dhunën dhe nacionalizmin. Luftën e drejtonte kjo ekonomi kriminale, dhe jo nacionalizmi", vlerëson Misha Glenny. Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni që rëndojnë me tensionimin e situatës dhe konflikteve ndëretnike, ngrisin dyshimet për funksionimin e kësaj karte të përkryer. Por ekspertët vendor nuk duan të japin vlerësime mbi këtë çështje, se a janë projektet "Shkupi 2014" dhe projektet e tjera me dozë nacionaliste në vazhdën e funksionimit të një strategjie të tillë. Gjyqësia vlon nga mafia Prof.dr. Osman Kadriu, ekspertë i çështjes penale pranon faktin e funksionimit paralel të mafies me politikën, sidomos sipas tij atje ku është më ndjeshëm në ekzekutiv dhe gjyqësor. "Po, sigurisht, edhe Maqedonia është një shtet postkomunist dhe kemi lidhjen e politikës me mafien. Lidhjet janë kryesisht në linjat mes funksionarëve të lartë shtetëror por edhe partiak me bosët e mafies apo sot siç njihen njerëzit me kollare dhe kostume, por që duken më ndryshe në brendi", thekson Kadriu për agjencinë e lajmeve INA. Sipas tij, gjendja më shqetësuese është në pushtetin gjyqësor, ku politika me të madhe është e involvuar dhe ajo ndikon në vendimmarrje, duke i realizuar kërkesat e klaneve mafioze apo interesave që dalin nga krimi i organizuar.
www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |