VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SULM ME MJETE SHPËRTHYESE NË VERI TË KOSOVËS
E Djelë, 03.14.2010, 07:36am (GMT1)

 

 

Një mjet shpërthyes dhe të shtëna armësh që kanë ndodhur të premten pas mensatës, kanë dëmtuar një automjet të EULEX-it dhe kontenjerë të policisë së Kosovës në pikën kufitare me Serbinë, afër Zubin Potokut.

 

Policia tha se nuk kishte të lënduar në njerëz.

 

Për shkak të incidentit, organet e rendit kanë mbajtur për disa orë të bllokuar këtë vendkalim, ndërsa janë shtuar masat e sigurisë në portën 31 në Bërnjak.

Policia në Mitrovicë tha se është në kërkim të personave që sulmuan policinë e EULEX-it dhe atë të Kosovës dhe se po bëhen hetime intensive për rastin.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti tha personat që shkaktuan incidentin dhe motivet e këtij akti kriminal mbeten të panjohura për policinë.

 

Zona në të cilën ndodhi incidenti është e banuar me shumicë serbe.

Sipas zëdhënësit të policisë, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave në vendkalim kufitar afër Zubin Potokut është normalizuar në orët e mëngjesit, pas disa orë bllokade për shkak të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

 

Pika kufitare në Zubin Potok dhe ajo në Leposaviq qenë sulmuar në shkurt të vitit 2008 nga një grup serbësh të zemëruar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Që prej asaj kohe, doganierët kosovarë nuk janë të pranishëm në pikat doganore në veri të vendit, ndërsa për sigurinë në këto dy vendkalime kufitare përkujdeset policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. (http://www.bbc.co.uk/albanian)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.