VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Portugalia po Shqipërisë në NATO
E Shtunë, 02.14.2009, 08:42am (GMT1)

Voal-online Dje Parlamenti i Portugalisë miratoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, çka Kryetari i parlamentit Jaime Gama ia kishte premtuar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në një bisedë telefonike të pak ditëve më parë. Kryetarja e Kuvendit ka falënderuar homologun e saj Gama për angazhimin e tij personal për përshpejtimin e këtij ratifikimi si dhe deputetët e Portugalisë për votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Të martën pritet që ky ratifikim të bëhet edhe nga Hollanda dhe Greqia duke përmbyllur kështu fazën e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.