VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Plani antikrizë $787 miliardë tani pret firmën e Obamës
E Shtunë, 02.14.2009, 09:03am (GMT1)

Voal-online Kongresi amerikan ia dha përfundimisht dritën jeshile Planit antikrizë i administratës Obama prej $787 miliardë. Tani plani është në tavolinën e presidentit dhe pritet ta marrë firmën e tij të hënën. Fillimisht dje mori miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve. Dhe republikanët votuan njëzëri kundër. Pastaj plani kaloi në Senat. Votimi mbeti i hapur për orë të tëra në pritje të senatorit demokrat Sherrod Brown, i cili kthehej nga Ohaio pasi kishte marrë pjesë në përkujtimin e nënës së tij. Republikanët Arlen Specter, Olympia Snowe e Susan Collins kanë votuar për miratimin e planit. Plani përmban mbi 800 faqe dhe, siç thotë Obama, është vetëm fillimi për të nxitur ekonominë të dalë nga inercia e amullisë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.