VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOE DIOGUARDI SOT NË FOX AND FRIENDS
E Martë, 03.16.2010, 11:23am (GMT1)

 

Voal-online E marta (sot) do të jetë një mëngjes i madh për ish Kongresmenin e New York-ut Joe DioGuardi, i cili pritet të shpallë hyrjen e tij në garë për një vend në Senatin e SHBA, i cili mbahet nga Kirsten Gillibrand. 

 

DioGuardi pritet të jetë në emisionin televiziv të mëngjesit Fox & Friends në orën 8:20, përpara se të  shkojë në Grand Central Station për një konferencë zyrtare shtypi.

 

Një financier konservator i cili e parashikoi krizën kombëtare të borxheve, DioGuardi ishte i pari financier publik i certifikuar i zgjedhur në Kongres gjatë viteve 1980, kur ai përfaqësoi rrethinat e New York City për dy mandate.

 

Javët e fundit, fjalimet e zotërisë DioGuardi iu kanë kërkuar amerikanëve të ndërmarrin verpime në përmirësimin e përgjegjshmërisë financiare, duke reformuar mënyrën e trajtimit të buxhetit federal dhe të financës, si dhe duke shkurtuar borxhin kombëtar.

 

Vajza e tij e famshme, anëtare e jurisë së American Idol, Kara DioGuardi, kohët e fundit tha për gazetën New York Post se ajo e përkrah babain e saj dhe shtoi se "ai ka më shumë energji se çdokush tjetër që unë njoh. Dhe kur i vihet punës, ai është një Superman."

(http://nationaltownhallmeeting.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.