VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sytë e të dashurës sime nuk janë si dielli  

Nga Uilliam Shekspir


E Shtunë, 02.14.2009, 10:34am (GMT1)

Uilliam Shekspir

 

SYTË E SË DASHURËS SIME NUK JANË SI DIELLI

 

Sytë e së dashurës sime nuk janë si dielli;

Korali është ku e ku më i kuq se buzët e saj;

Nëse bora është e bardhë, pse gjinjtë e saj janë të zeshkët;

Nëse flokët do të ishin tela, atëherë tela të zinj rriten në kokën e saj.

Unë kam parë trëndafilë të verdhë, të kuq e të bardhë,

Por nuk kam parë trëndafilë si faqet e saj;

Parfumet e tyre dihet sa janë dehës

Por jo si frymëmarrja e kraharorit të saj.

Unë çlodhem së dëgjuari zërin e saj, ndonëse e di

Se muzika tingëllon shumë më bukur ;

Ju betohem unë s'kam parë kurrë perëndeshë qiellore;

Kur e dashura ime shkel mbi tokë ia kalon çdo perëndeshe.

Dhe prapë unë besoj se nga qielli e dashura ime ka rënë

Më duket se është pak ta krahasoj me bukuritë qiellore.

Shqip: E.B.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.