VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Deklarata e G7-s: Masa kundër proteksionizmit kombëtar mejgithë krizën ekonomike
E Shtunë, 02.14.2009, 04:44pm (GMT1)

Deklarata e G7-s: Ministrat e financave nuk duan të bien në proteksionizëm kombëtar megjithë krizën ekonomike

 

RDW - Të shtatë vendet e industrializuara, G7, duan që të luftojnë me të gjitha mjetet krizën ekonomike, por edhe të mënjanojnë proteksionizmin kombëtar. Në një projektdeklaratë të përbashkët të miratuar të shtunën, ministrat e financave dhe shefat e bankënotave të vendeve të G7-s, angazhohen që të punojnë ngushtë së bashku dhe të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për stabilizimin e tregjeve. Pjesëmarrësit e takimit janë shprehur hapur për një politikë të tregjeve të hapura. Ministri gjerman i financave, Peer Steinbrück dhe disa homologë të tij kishin tërhequr më parë vërejtjen për rrezikun e izolimit gjithnjë e më të madh të tregjeve kombëtare. Steinbrück kishte nënvizuar se edhe kriza ekonomike botërore në vitet 30-të ishte shkaktuar kur disa vende provuan të dilnin nga kriza në kurriz të vendeve të tjera. Gjatë ditës së shtunë, ministrat e financave të G7-s përgatisin edhe samitin botëror financiar që do të zhvillohet në prill në Londër si edhe të diskutojnë mbi mundësitë e daljes nga programet  koniunkturore pas krizës. Krahas vendeve të G7-s në takimin e Romës merr pjesë edhe Rusia./Voal-online

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.