VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

54 vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
E Djelë, 02.15.2009, 09:07am (GMT1)

Voal-online Agjencia italiane e lajmeve ANSA, në prag të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka përgatitur listën e vendeve që e kanë njohur deri tani shtetin më të ri të botës.

Kosovën e pavarur, thekson ANSA, e kanë njohur zyrtarisht deri tani 54 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 nga 27 vendet e Bashkimit Europian. Njohja e fundit ka qenë ajo e Panamasë, bërë më 16 janar 2009. Nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro. Nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tre e kanë njohur Kosovën SHBA, Franca dhe Britania e Madhe dy prej tyre jo Rusia dhe Kina. Vendet që i kanë thënë po pavarësisë së shpallur nga Kosova më 17 Shkurt 2009 janë: EUROPA - Shqipëria, Italia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Lihtenshtein, Lituania, Luksemburgu, Malta, Maqedonia, Mali i Zi, Monako, Norvegjia, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Hungaria, Irlanda, Islanda, Letonia. AFRIKA - Burkina Faso, Liberia, Senegal, Sierra Leone. AMERIKAT Shtetet e Bashkuara, Kanada, Kolombia, Kostarika, Belize, Peru, Panama. AZIA/OqEANIA - Australia, Korea e Jugut, Afganistani, Japonia, Malajzia, Ishujt  Marshall, Mikronezia, Nauru, Samoa. LINDJA E MESME Emiratet e Bashkuara Arabe.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.