E Shtunë, 04.20.2024, 07:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama ia uron Kosovës njëvjetorin e pavarësisë dhe sovranitetit
E Hënë, 02.16.2009, 05:17pm (GMT+1)

Voal-online -Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, një letër urimi me rastin e 17 shkurtit, përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu njëvjetorin Kosovës ia kanë uruar Mbretëresha Elizabetë II e Britanisë së Madhe, Sekretari i Jashtëm britnaik David Miliband, Presidenti i Shqipërisë Topi, Presidenti i Konfederatës Zvicerane Merc. Kosovës vazhdojnë t'i vijnë urime në prag të festës. "Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt", thuhet në letrën e Obamës, dërguar Presidentit Sejdiu.
Kosova shpalli pavarësinë në 17 Shkurt të vitit 2008. Deri tani shteti i ri është pranuar nga 54 shtete kryesisht perëndimore, përfshirë këtu edhe vende të Bashkimit Europian. Prishtina është përgatitur për festë madhështore me rastin e 1-vjetorit të pavarësisë së shtetit.
Letra vazhdon më tej me mbeshtetjen qe SHBA do ti ofrojne Kosoves multietnike.  "Derisa populli i Kosovës punon drejt një ardhme të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve.
Sinqerisht, Barack Obama"

Mbretëresha e Britanisë dhe sekretari i jashtëm britanik kanë uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit, ditë kur Kosova shpalli pavarësinë. Me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II i dërgoi letër presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me përshëndetjet a saj më të ngrohta si dhe dëshirat më të mira për mirëqenien dhe lumturinë e popullit të Kosovës gjatë vitit në vijim.
Me këtë rast edhe sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, përgëzon një vjetorin e pavarësisë. Miliband thekson se një vit më parë një kapitull i ri i historisë u hapë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Që atëherë, liderët kosovarë sipas tij vendosën institucionet demokratike, miratuan ligje të rëndësishme, tejkaluan shumë pengesa dhe në mënyrë konstruktive punuan me partnerët ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për vendosjen e misionit të Unionit Evropian për ligjin dhe rendin në mbarë Kosovën.
"Ata janë angazhuar në përmirësimin e jetës së të gjithë njerëzve të Kosovës duke krijuar dhe fuqizuar një Kushtetutë e cila përfshinë të drejtat e barabarta dhe mbrojtjen e minoriteteve", thekson Miliband, duke përshkruar konsolidimin e Kosovës si aktor i pavarur ndërkombëtar, vazhdimin e qëdrueshëm të njohjeve të saj, hapjen e ambasadave etj.
"Në vitin që po vjen, shpresoj të shoh Kosovën duke vazhduar në rrugën e saj të tanishme, duke u larguar nga konflikti i kaluar drejt një të ardhme stabile, me prosperitet. E vlerësoj që ky përvjetor ngjallë ndjenja të ndryshme për disa në Kosovë dhe në regjion. Dëshiroj ta risiguroj qeverinë e Serbisë se ne e njohim interesimin legjitim të vazhdueshëm të tyre për mirëqenien e komunitetit serb të Kosovës, dhe e inkurajoj qeverinë e Kosovës për të dyfishuar përkushtimin e saj për të fituar besimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë".

Një vjetori i Pavarësisë së Kosovës është uruar edhe nga presidenti i Republikës , Bamir Topi i cili përmes një letre dërguar homologut të tij Fatmir Sejdiu, ka shprehur urimet më të përzemërta për përvjetorin e parë të Kosovës së pavarur.
"Kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju uroj përzemërsisht Juve, dhe nëpërmjet jush, gjithë popullit të Kosovës, përvjetorin e parë të Ditës së Pavarësisë"- ka qenë urimi i Presidentit Topi.
Ndër të tjera Presidenti ka theksuar se gjatë këtij viti kosova dëshmoi bindshëm angazhimin për të ndërtuar një shtet sovran, të lirë dhe demokratik.
Topi e ka siguruar Presidentin Sejdiu për mbështetjen maksimale dhe për ruajtjen e mardhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe në rrugën e përbashkët drejt së ardhmes evropiane dhe euroatlantike.

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans Rudolf Merc (Merz), ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, duke shprehur bindjen se besimi dhe miqësia e mirëfilltë mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej. "Në emër të Këshillit Federal Zviceran, është kënaqësi për mua t'i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet tona më të përzemërta me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe t'ju shpreh dëshirat më të sinqerta për mirëqenien tuaj personale si dhe prosperitetin e vendit dhe të gjithë qytetarëve tuaj. Jam i bindur se besimi dhe miqësia e mirëfilltë që ekziston në mes të dy vendeve tona do të thellohet edhe më tej në vitet që vijnë", thuhet në urimin e Presidentit të Konfederatës Zvicerane Hans Rudolf Merc.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
54 vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.15.2009)
Deklarata e G7-s: Masa kundër proteksionizmit kombëtar mejgithë krizën ekonomike (02.14.2009)
Sytë e të dashurës sime nuk janë si dielli   Nga Uilliam Shekspir (02.14.2009)
Plani antikrizë $787 miliardë tani pret firmën e Obamës (02.14.2009)
Portugalia po Shqipërisë në NATO (02.14.2009)
Denis Bleir: Ballkani është kërcënimi më i madh për Evropën më 2009 (02.13.2009)
SHBA - rrëzimi i avionit shkaktoi 49 viktima (02.13.2009)
Diplomatja çeke në Tiranë tha se ligji i lustracionit është i nevojshëm dhe nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë (02.13.2009)
Hashim Thaçi: Shteti ynë nuk është kërcënim për askënd por faktor paqeje dhe stabiliteti (02.12.2009)
Islanda i thotë po Shqipërisë në NATO (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]