E Martë, 08.20.2019, 07:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

U inagurua VOAL-online - VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike


E Enjte, 12.11.2008, 10:06pm (GMT+1)

VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike

 

Nga Skënder BUÇPAPAJ

 

Projekti mediatik që po zë fill, me emrin VOAL-online.ch (Voice of Albanians – Zëri i Shqiptarëve) është një përvojë e re dhe një emër i ri në gazetarinë bashkëkohore.

Ky projekt i përket medias së shkruar elektronike, njërës nga prirjet më moderne, më të gjalla dhe më të larmishme të ditëve tona, e cilat pritet të mbizotërojë në tërësi mediat në të ardhmen.

Mediat e shkruara, me një fjalë gazetat e shkruara në letër, kanë bashkëjetuar edhe më herët me artet grafike, fotografinë dhe forma të tjera të arteve pamore. Teknologjitë e reja, elektronika, faza e saj e sotme e Internetit, ku bashkëjetojnë fjala e shkruar bashkëjeton e shoqëruar me përmasat auditive dhe vizive, pra duke qenë njëkohësisht gazetë, radio, televizion, kinema, vetëm sa e çojnë përpara këtë përvojë.

VOAL del në një kohë kur mediat e shkruara shqiptare në përgjithësi janë elektronike. Ato pak kopje nxjerrin në treg dhe pak blerës të gazetave të shkruara në letër kanë. Tashmë janë gati të panumërt shqiptarët, në vend dhe nëpër botë, që kanë websitet e tyre, blogjet e tyre, personale apo grupore, ku ftojnë gjithkënd për të ballafaquar mendimet. Mbështetësit dhe përkrahësit e tyre janë nga më të ndryshmit.

Me Elida Buçpapajn, duke pasur një përvojë tashmë shumëvjeçare tejet të suksesshme së bashku në gazetarinë e përditshme shqiptare, e filluam këtë projekt, me qëllim që të afrojmë elitën e mendimit të sotëm shqiptar, si dhe të miqve të mëdhenj e të dëshmuar të shqiptarëve kudo që janë, në atdhe dhe në botë. Në gazetën tonë janë të pranueshëm të gjithë personalitetet e ndryshme të interesuar për kombin shqiptar, për përparimin e kombit shqiptar, integrimin e kombit shqiptar në vetvete dhe në proceset perëndimore e globale. Mjafton që ata ta shohin të pranueshëm vizionin tonë.

Gazetaria e shkruar elektronike, si kjo që po fillojmë ne, ka përparësi të shumta. Për këtë arsye edhe mediat më autoritete perëndimore dhe botërore po e shikojnë të ardhmen e tyre në trajtën e tillë elektronike. Kjo formë e bën të lehtë që lexuesit, autorët, firmat e ndryshme, individualitetet e ndryshme të mendimit dhe veprimit, kudo që ndodhen në planet, para së gjithash në vendet me shoqëri të hapura, të kenë mundësi të komunikojnë, të bashkëpunojnë, të na japin ne mbështetje e përkrahje.

Ne synojmë projekti ynë mediatik të jetë shembull sa më i përkryer, sa më qytetar, sa më vizionar i kulturës mediatike. Sepse ne e konceptojmë se kulturë edhe politikën, e konceptojmë si kulturë edhe ekonominë, e konceptojmë si kulturë edhe jetën e përditshme, si të individit në vete, ashtu edhe në përbërje të shoqërisë, të kombit, të njerëzimit. Në këtë mënyrë, ne i ftojmë kolegët tanë, ata që na njohin dhe ata që nuk na njohin, i ftojmë intelektualët shqiptarë kudo që janë, i ftojmë të gjithë ata që e konceptojnë jetën, përparimin, të sotmen, të ardhmen si kulturë, të bashkohen me ne dhe të realizojmë së bashku me sukses këtë projekt që po e fillojmë.

VOAL do të jetë zë i mirëfilltë i shqiptarëve, në hapësirën ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri, Diasporë. VOAL do të jetë zë bashkues i shqiptarëve. Ai do të jetë larg të gjitha atyre ndikimeve të politikës, të biznesit e tjerë, të cilat ia ulin personalitetin gazetarit dhe gazetarisë, ia shtrembërojnë misionin gazetarit dhe gazetarisë, i vënë në shërbim të tyre dhe i shpërfytyrojnë, i çoroditin, i bëjnë gazetarinë, i bëjnë gazetarët bashkëfajtorë të tyre.

VOAL-online.ch (Voice of Albanians – Zëri i Shqiptarëve) është e hapur dhe i mirëpret reklamat dhe ndihmat e tjera financiare, në mënyrë që sa më dinjitetshëm të përmbushim së bashku misionin vizionar, misionin qytetar, misionin tonë gjithëshqiptar.

 

 

Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]