E Enjte, 03.28.2024, 10:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA përshëndesin përparimin e bërë nga Kosova
E Mërkurë, 02.18.2009, 07:31am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Shtetet e Bashkuara përshëndetën dje përparimin e bërë drejt forcimit të demokracisë në Kosovë, e cila dje mbushi përvjetorin e parë si shtet i pavarur. Megjithatë, thanë zyrtarët, ata nuk po përpiqen të mbulojnë problemet në Kosovë, e cila ende nuk njihet nga shumë vende. Z. Duguid e përshëndeti bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës me EULEX-in dhe me agjencitë e tjera ndërkombëtare atje. Ai tha bse komuniteti botëror është i gatshëm të japë mbështetje për shtetin e ri për sa kohë që kjo ndihmë do të kërkohet. Ai tha se Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do të presë më 26 shkurt në Departamentin e Shtetit Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi për të riafirmuar premtimin e Shteteve të Bashkuara për miqësi dhe mbështetje ndaj shtetit të ri. 


Shtetet e Bashkuara ishin një forcë kryesore në arritjen e pavarësisë së Kosovës dhe zyrtarët amerikanë po i përshëndesin hapat e bëra nga ky vend i vogël ballkanik në vitin e tij të parë si entitet i veçantë duke pranuar njëkohësisht se ende ka probleme.
Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 2008, nëntë vjet pas fushatës ajrore të NATO-s e cila çoi në largimin e trupave të Beogradit nga Kosova.  
Kosova e festoi përvjetorin e parë të pavarësisë dje me njerëz të shumtë që manifestuan në Prishtinë duke valvituj flamurë. Por një atmosferë e zymtë mbretëronte në veriun e vendit të banuar nga shumicë serbe, ndërkohë që udhëheqësit në Beograd theksuan refuzimin e tyre për të njohur Kosovën.
Presidenti serb, Boris Tadiç, tha se Serbia kurrë nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të vetëm që të nënkuptojë pavarësinë e Kosovës, rreth së cilës ajo ka dërguar ankesë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.  

Në një konferencë për shtyp në Uashington, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Gordon Duguid, i uroi kosovarët me rastin e një vjetorit të pavarësisë. Ai tha se Kosova ka ecur me shpejtësi për të forcuar demokracinë, duke përfshirë masat mbrojtëse për të drejtat e pakicave, siç përcaktohej në planin e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtissari.
Z. Duguid tha se 54 vende, duke përfshirë një shumicë të gjerë vendesh të Bashkimit Europian, NATO-s dhe OSBE-së, e kanë njohur Kosovën. Si Serbia ashtu edhe aleatja e saj kryesore politike nuk e pranojnë pavarësinë ndërkohë që shteti i ri vuan nga papunësia e lartë dhe probleme të krimit.  
Megjithatë, z. Duguid theksoi se Kosova është në rrugën drejt stabilitetit:
"Ekzistojnë probleme historike për të cilat ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë, që shumë prej nesh i kuptojnë. Një shtet nuk ndërtohet për një periudhë të shkurtër kohe. Por nëse e ketheni kokën pas për të parë se ku ishim 10 vjet më parë, mendoj se nuk ka dyshim që Kosova është tani më e qendrueshme dhe është në rrugën e krijimit të demokracisë shumetnike. Megjithatë, probleme mbeten. Askush nuk mund t'i mbulojë dot problemet që ende ekzistojnë," tha zëdhënësi.
Z. Duguid e përshëndeti bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës me EULEX-in dhe me agjencitë e tjera ndërkombëtare atje. Ai tha bse komuniteti botëror është i gatshëm të japë mbështetje për shtetin e ri për sa kohë që kjo ndihmë do të kërkohet.
Ai tha se Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do të presë më 26 shkurt në Departamentin e Shtetit Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi për të riafirmuar premtimin e Shteteve të Bashkuara për miqësi dhe mbështetje ndaj shtetit të ri. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Obama ia uron Kosovës njëvjetorin e pavarësisë dhe sovranitetit (02.16.2009)
54 vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.15.2009)
Deklarata e G7-s: Masa kundër proteksionizmit kombëtar mejgithë krizën ekonomike (02.14.2009)
Sytë e të dashurës sime nuk janë si dielli   Nga Uilliam Shekspir (02.14.2009)
Plani antikrizë $787 miliardë tani pret firmën e Obamës (02.14.2009)
Portugalia po Shqipërisë në NATO (02.14.2009)
Denis Bleir: Ballkani është kërcënimi më i madh për Evropën më 2009 (02.13.2009)
SHBA - rrëzimi i avionit shkaktoi 49 viktima (02.13.2009)
Diplomatja çeke në Tiranë tha se ligji i lustracionit është i nevojshëm dhe nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë (02.13.2009)
Hashim Thaçi: Shteti ynë nuk është kërcënim për askënd por faktor paqeje dhe stabiliteti (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]