VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqipëria drejt anëtarësimit të plotë në NATO
E Enjte, 02.19.2009, 07:46am (GMT1)

BBC- Kanë qënë senati holandez dhe parlamenti grek që e kanë ratifikuar të fundit këtë protokoll.

Menjëhrë ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha e ka përshëndetur firmën holandeze dhe greke për Shqipërinë në NATO.

Më tej z. Basha siguroi vendet anëtare të NATO-s se Shqipëria është e gatshme për t'u përballur më përgjegjësitë dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në këtë Aleancë dhe është plotësisht e vendosur për të vijuar procesin e reformave në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të institucioneve dhe shtetit ligjor me qëllim përmbushjen e standarteve të nevojshme që kërkon integrimi euroatlantik.

Më 3 prill të vitit të kaluar Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën zyrtare për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit, ndërkohë që anëtarësimi i plotë pritet në samitin e rradhës po në muajin prill.

Të 26 vendet anëtarë të NATO-s kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë, 155 ditë pas marrjes së ftesës për anëtarësim.

Parlamenti grek ratifikoi të martën në mbrëmje, protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Dy partitë më të mëdha, Demokracia e Re në pushtet dhe PASOK-u i opozitës, kanë theksuar se integrimi euroatlantik i Shqipërisë është në dobi të stabilitetit e zhvillimit të rajonit, por edhe të marrëdhënieve dypalëshe.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.