E Premte, 04.19.2024, 08:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Ish të përndjekurit padisin në Strasburg Gjykatën Kushtetuese
E Enjte, 02.19.2009, 06:29pm (GMT+1)

55 - Ish-të Përndjekurit Politik deklaruan sot se do t'i drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, "të cënuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ligjin e lustracionit". "Jemi thellësisht të zhgënjyer dhe të irrituar nga vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi ne mbetemi i vetmi vend në Europë që nuk është ndarë ende nga krimet e diktaturës komuniste dhe nuk ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit", tha  Bedri Blloshmi, i cili lexoi deklaratën e përbashkët të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë. 

Ish të përndjekurit kanë njoftuar se një grup avokatësh, ndër më të njohurit në vend, po përgatisin padinë që do të ngrihet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, pasi, sipas tyre "me të drejtat legjitime të ish-të përndjekurve nuk mund të tallet më as Fehmi Abdiu dhe as Partia Socialiste, trashëgimtarja e Partisë së Punës". Gjatë këtyre 18 viteve, u shpreh Blloshmi, "ne kemi pritur reagimin e institucioneve të shtetit për të kontribuar në vendosjen e paqes sociale në vend dhe për të kuruar plagët e së shkuarës, duke mos i lënë vend revanshit dhe vazhdimit të diskriminimit të të drejtave tona".

Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të pushkatuar nga regjimi komunist, Vilson Blloshmi, tha në emër të ish të persekutuarëve se "ne i njohim persekutorët tanë dhe i dimë krimet që kanë kryer, sepse jemi ende gjallë dhe asnjë vendim i standardeve të sigurimit të shtetit nuk do të na ndalë të bëjmë zbardhjen e krimeve të tyre".

Sipas tij, "gjyqtarët kriminelë që duhet të ishin para drejtësisë për krimet e kryera ndaj njerëzve të pafajshëm, nuk e kanë vendin në Gjykatën Kushtetuese".  "Prokurorët që kanë dhënë pretenca me pushkatim, varje në litar, burgosje politike apo internime nuk kanë vend në institucionet e shtetit të së drejtës. Ne nuk do të tërhiqemi nga përballja jonë me mbeturinat e atij sistemi, sikurse nuk jemi tërhequr për asnjë moment edhe kur diktatura na vriste, burgoste dhe internonte", vijon më tej deklarata e ish-të përndjekurve politikë. Në këtë drejtim, ish-të përndjekurit shprehen se do të përshkallëzojnë qëndrimet e tyre në një protestë paqësore e cila do të organizohet gjatë javës së ardhshme, para Gjykatës Kushtetuese. "Kjo protestë do të organizohet kundër vendimeve klasore të atyre që i lejojnë vetes të drejtën të na gjykojnë sërish sot, 18 vjet pas rrëzimit të diktaturës dhe kundër vendimeve çnjerëzore që kanë dhënë gjatë atij regjimi", thuhet në përfundim të kësaj deklarate. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Republika e Maldiveve e njohu shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (02.19.2009)
Presidenti Obama niset drejt Kanadasë për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit (02.19.2009)
Shqipëria drejt anëtarësimit të plotë në NATO (02.19.2009)
Kosova e kallur në festë (02.18.2009)
SHBA përshëndesin përparimin e bërë nga Kosova (02.18.2009)
Presidenti Obama ia uron Kosovës njëvjetorin e pavarësisë dhe sovranitetit (02.16.2009)
54 vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.15.2009)
Deklarata e G7-s: Masa kundër proteksionizmit kombëtar mejgithë krizën ekonomike (02.14.2009)
Sytë e të dashurës sime nuk janë si dielli   Nga Uilliam Shekspir (02.14.2009)
Plani antikrizë $787 miliardë tani pret firmën e Obamës (02.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]