VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHPËRTHIM DIELLOR
E Enjte, 04.22.2010, 07:44pm (GMT1)



Voal-online - Imazhe fantastike që të ndihmojnë më së miri të kuptosh më mirë disa fenomene të cilat ndodhin në Universin tonë. Këto foto të jashtëzakonshme janë bërë nga NASA, në sajë vëzhgimeve të  satelitit "Solar Dynamic Observatory", të cilat dëshmojnë një shpërthim diellor, ndërsa ne na mbetet ta vëzhgojmë e të mahnitemi.

Të shohim mrekullitë e natyrës dhe të kërkojmë të gjejmë mrekullitë tek njeriu, jo vetëm tek flokët dhe sytë e bukur të një gruaje, por tek komunikimi ndërnjerëzor.

Të mos na e rrëmbejë jetën rutina e ditës, por të dalim prej saj duke u bërë vëzhgues të hollë duke e hedhur poshtë rolin e spektatorit dhe marrë përsipër misionin njerëzor për të përmirësuar të sotmen dhe të nesërmen, për të mospranuar mediokritetin dhe vulgaritetin që na ofron shpesh politika në kërkim të së mirës njerëzore,  e cila është universale dhe ekziston, si ky shpërthim diellor që e ka fiksuar NASA, dhe ne na mbetet vetëm që ta zbulojmë dhe ta prekim midis nesh...

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.