VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOE BIDEN: DERI 200 000 VENDE TË REJA PUNE GJATË MUAJIT TË ARDHSHËM 
E Shtunë, 04.24.2010, 06:23am (GMT1)

 

Voal-online -Nënpresidenti Joe Biden parashikoi të premten se ekonomia e SHBA do të krijojë 100 000 deri në 200 000 vende pune gjatë muajit të ardhshëm, duke filluar kështu së shpejti një prirje të re rritjeje nga 250 000 deri në 500 000 vende të reja çdo muaj.

"Ne kemi pasur një periudhë rëniesh. Tani jemi duke pritur rritje tashmë, për shkak të planifikimit të mirë," tha Bajden gjatë një takimi për mbledhje fondesh në Pitsburg, raportuan mediat, teksa ai përshëndeti përpjekjet e administratës së SHBA për rimëkëmbjen.

Presidenti Barack Obama ka këmbëngulur përparësia e tij kryesore e brendshme është nxitja e vendeve të reja të punës, duke qenë i ndërgjegjshëm se rritja e papunësisë do të thoshte humbje e rëndë për demokratët e tij në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin.

Punëdhënësit e SHBA krijuan 162 000 vende të reja pune në mars, shkalla më e shpejtë e rritjes në tre vjet dhe shihet gjerësisht si një shenjë tjetër e rimëkëmbjes nga recesioni i thellë.

Por shkalla e papunësisë mbahet në shfirën e qëndrueshme 9,7 për qind, tha Departamenti i Punës.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.