E Mërkurë, 04.24.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U përurua fillimi i punimeve të "Rrugës së integrimit"
E Djelë, 04.25.2010, 02:09pm (GMT+1)

 


Me shtypjen e një butoni për shpërthimin simbolik të një sasie të eksplozivit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij shqiptar, Sali Berisha, presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nisi zyrtarisht procesi i ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare.

Qindra qytetarë nga e gjithë Kosova ishin mbledhur në Prizren, qytetin më të afërt me pikën kufitare në Vërmicë, për të përcjellë ceremoninë festive të organizuar me rastin e nisjes së punimeve në autostradën Morinë-Merdare nga kompania përgjegjëse - konzorciumi amerikano-turk "Bechtel & Enka".

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se autostrada do t'i përmirësojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe popujve të të dyja vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, kjo ngjarje është një moment i rëndësishëm historik.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e autostradës është një "vendim madhor për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimn rajonal".

Kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, u shpreh i bindur se me ndërtimin e autostradës, po hapet "epoka e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës".

Ndërkohë, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në Kosovë, Fatmir Limaj, tha se me ndërtimin e autostrëdës po thehen, siç u shpreh ai, muret e së kaluarës.

"Kjo autostradë në zemër të Kosovës bëhet një udhëkryq për të gjithë popujt e rajonit", tha Limaj, për të theksuar se përmes autostradës Morinë-Merdare po ndërtohet rruga drejt Evropës.

Ai tha se Kosova do të bëhet më tërheqëse për investime të huaja, se do të ketë dalje në det dhe se do të lidhet me rrugët e shteteve fqinje.

Në ceremoninë festive me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdare mori pjesë edhe një delegacion nga Tirana zyrtare, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

"Rruga e integrimit" pritet të ndërtohet gjatë tre vjetëve të ardhshëm dhe vlerësohet se do të kushtojë rreth 700 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe kohore, sipas autoriteteve në Kosovë, do të punësohen rreth katër mijë punëtorë vendës në ndërtimin e autostradës Vërmicë Merdare.

Dyzet për qind të punimeve të drejtpërdrejta në trasenë e rrugës thuhet se do t'i kryejnë kompanitë vendore.

Manifestimi me rastin e nisjes së punimeve në autostradën Morinë-Prishtinë-Merdare pritet të zgjasë deri në mbrëmje me programe të përgatitura artistike.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI NUMRI 42 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE KULTURORE (04.25.2010)
17 vjet më parë - Vizita historike e Papa Gjon Palit II në ShqipëriNga PJETËR JAKU* (04.25.2010)
Nis ndërtimi i autostradës Morinë-MordareU përurua fillimi i punimeve të "Rrugës së integrimit" (04.25.2010)
PËRFUNDON MËNJANIMI I TRANSMETUESVE TË SERBISË (04.24.2010)
Autostradë pa financime të siguruara: Po shtrin Kosova këmbët më shumë se ka jorganin? (04.24.2010)
JOE BIDEN: DERI 200 000 VENDE TË REJA PUNE GJATË MUAJIT TË ARDHSHËM  (04.24.2010)
SHBA LËSHON NË HAPËSIRË MJETIN USHTARAK TË TELEKOMANDUAR (04.24.2010)
NJË GRUA PAGUAN 80 000 DOLLARË PËR NJË LOJË GOLFI ME BILL KLINTONIN (04.24.2010)
ART konfirmon mënjanimin e transmetuesve të Serbisë (04.23.2010)
Merkel i vë kushte Greqisë (04.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]